Miratohet Shqiperia e 5 miliarde dollareve

Projekti i ritmeve te larta ekonomike i nje fytyre sociale dhe i investimeve me impakt te shtrire ne te gjitha zonat e vendit ka marre mbreme miratimin unanim te trupes ligjvenese te mazhorances ne Kuvend. Mazhoranca ka shpallur si objektiv kryesor afatmesem uljen e borxhit publik nga rreth 60 te Prodhimit te Pergjithshem ne 54 por edhe intensifikimin e investimeve ne infrastrukture si dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve
Kuvendi i Shqiperise miratoi dje ne parim me votat e mazhorances projektbuxhetin e shtetit per vitin 2011-te. Ne seancen maratone e cila mbylli punimet sot ne oret e para te mengjesit u shpalosen qendrime te ndryshme konceptuale lidhur me dokumentin e ri te reformave te qeverisjes se guximshme. Buxheti i mazhorances qe drejtohet nga kryeministri Sali Berisha mori mbeshtetje unanime nga shumica parlamentare si platforma me realiste gjate ketyre viteve qe i pergjigjet perfundimisht objektivave konkret te qeverise permbledh te gjithe problematiken duke kontribuar ne rritjen e mireqenies sociale si dhe eshte nje shembull ekstrem per ndertimin e infrastruktures dhe modernizimin e saj. Ne qender te ketij buxheti jane investime te konsiderueshme ne infrastrukturen rrugore arsimore e spitalore te vendit si edhe shkurtime te shpenzimeve administrative krahas rritjes se re te zakonshme te pagave dhe pensioneve te cilat sic premtoi kryeministri Berisha do te fillojne nga 1 korriku i 2011-es me nje rritje prej 10. Buxheti i vitit te ardhshem eshte buxheti me i madh ne histori i Shqiperise.
Ne prioritarizimin e listes se investimeve do te vazhdojne te perzgjidhen ato te cilat jane vazhdim i projekteve te meparshme si edhe investimet qe cilesohen strategjike per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit ne perputhje edhe me programin e qeverise. Njekohesisht shpenzimet kapitale si me financim te brendshem ashtu edhe te huaj do te vazhdojne te perqendrohen ne sektoret prioritare te qeverise si infrastruktura arsimi shendetesia mbrojtja bujqesia e zhvillimi rural. Me konkretisht krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010 investimet me burime te brendshme parashikohet te rriten ne masen 1.2 miliarde leke duke arritur ne 3.2 te PBB. Ndersa investimet me burime te huaja parashikohen me nje rritje ne masen 17.4 miliarde leke ose 2.9 te PBB nga 1.9 e PBB qe kane qene ne buxhetin e rishikuar 2010.
Buxheti 2011
Qeveria ka vendosur objektivin shume te guximshem te rritjes 5.5 te prodhimit te pergjithshem bruto. Per vitin 2009 rritja zyrtare eshte 3.3 kurse ajo per vitin ne vazhdim pritet deri ne 4. Ne Tirane thuajse gjithnje ka mosperputhje mes shifrave zyrtare dhe atyre qe ofrohen nga organizmat nderkombetare sic eshte rasti i Fondit Monetar Nderkombetar. Qeveria parashikon qe papunesia te jete ne nivelin 12.5 dhe inflacioni ne masen 3. Objektiv themelor afatmesem tre vjet i qeverise eshte qe borxhi publik te ulet nga afro 60 ne 54 kurse per vitin e ardhshem te ulet ne 59. Te ardhurat kryesore te arkes se shtetit parashikohen te vijne nga tatimet dhe me tej nga doganat dhe tatimi mbi vleren e shtuar. Qeveria po perpiqet te krijoje bindjen se buxheti eshte mjaft solid dhe nje arritje e shenuar per vendin.
Zhvillimet ekonomike
Gjate dekades se fundit ekonomia shqiptare eshte karakterizuar nga nje progres impresionues. Proceset transformuese dhe ristrukturuese te ekonomise si dhe politikat makroekonomike e strukturore te ndjekura gjate ketij 10-vjecari i shtruan rrugen nje prej rritjeve me te larta ekonomike ne rajon si dhe cuan ne nje stabilitet mjaft te mire e tashme te konsoliduar makroekonomik. Me nje rritje ekonomike mesatare prej rreth 6 per qind ne vit PBB per fryme eshte me teper se e trefishuar gjate kesaj periudhe. Ekonomia shqiptare e analizuar ne nje rrafsh relativ krahasimisht me vendet e tjera te rajonit dhe me gjere ka vijuar te kete nje performance te kenaqshme edhe pergjate vitit 2009 ku ekonomia boterore perjetoi nje prej krizave me te medha ekonomike qe prej viteve lsquo30. Per vitin 2009 ekonomia jone regjistroi serish nje rritje pozitive prej rreth 3.3 perqind. Performances se kenaqshme ne te gjithe sektoret e ekonomise sigurisht vlen per tiu shtuar edhe ajo ne sektorin fiskal. Kjo reflektohet qarte qe nga permiresimi ne mbledhjen e te ardhurave ne menaxhimin e shpenzimeve buxhetore dhe mbajtjen ne nivele relativisht te uleta e te menaxhueshme te deficitit buxhetor e financimit te tij. Te ardhurat buxhetore me gjithe pergjysmimin e disa taksave kryesore kane patur nje rritje te konsiderueshme gjate viteve 2005-2008 mesatarisht prej rreth 12.1 cdo vit nga rreth 8.4 qe ishte per vitet 2000-2004. Edhe gjate vitit 2009 te ardhurat ne linje me ecurine e ekonomise vijuan te kene nje rritje pozitive prej 2.9 duke bere serish nje perjashtim nga situata fiskale ne vendet e Evropes e me gjere ku u verejt nje renie e konsiderueshme ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Shpenzimet kapitale kane patur nje rritje te konsiderueshme dhe pjesa e ketyre shpenzimeve te financuara nga te ardhurat vjetore te buxhetit gjithashtu ka ardhur ne rritje.
Infrastruktura rrugore 551 miliard leke per rruge
Ky eshte projekt-buxheti me i madh qe vendi ka hartuar deri me sot. Investimet ne rrjetin rrugor jane perqendruar ne hapjen e nje tuneli ne autostraden Tirane-Elbasan dhe vazhdimi i ndertimit te autostrades se jugut. Ndaj edhe kryeministri Berisha i beri thirrje deputeteve te opozites qe te behen pjese e certifikimit te ketij dokumenti ambicioz i cili ploteson instrastrukturen rrugore dhe e rendit Shqiperine nder vendet me rruget me moderne jo vetem ne rajon por edhe me gjere.
Efektet e buxhetit 2011-te ne jeten e perditshme te qytetareve shqiptare
Viti i ardhshem parashikohet nga qeveria si viti me optimal i realizimit te investimeve rritjes se pagave dhe pensioneve si dhe permbushja e misionit social te ketij dokumenti ambicioz. Mbi te gjitha perpos projekteve madhore qe pritet te nisin nga Janari 2011-te mazhoranca ne artikulimet e draftit te saj per vitin e ardhshem i jep nje hapesire te konsiderueshme elementit te qytetareve dhe permiresimit te jeteses se tyre.
Rrogat dhe pensionet rriten me 1 korrik 2011
Qeveria nderkohe zotohet edhe me buxhetin e ri qe te rrise rrogat e pensionet ne mes te vitit te ardhshem.