E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara elektorale regjistrohen 10 parti

Partia Balli Kombetar dhe Partia Aleanca Demokratike do te jene pjese e gares elektorale per zgjedhjet e 8 majit. Regjistrimi i ketyre subjekteve u be ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Nderkohe qe jane regjistruar tashme Partia Liberal Demokrate Partia Levizja e Legalitetit Partia e te Drejtave te Mohuara e Re Partia Ora e Shqiperise dhe Partia Personat me Aftesi te Kufizuara. I pari subjekt politik qe u regjistrua ishte Partia Demokratike. Pas saj eshte regjistruar dhe Levizja per Drejtesi e Shqiptareve Aleanca Kombetare dhe Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen. Subjektet politike kane afat deri me date 8 mars per tu bere pjese e gares. pritet qe ky afat te respektohet dhe nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut te cilat deri tani kane refuzuar te behen pjese e pergatitjes se procesit zgjedhor duke mos dorezuar kandidatet e tyre per komisionere ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. neni 64 i Kodit Zgjedhor parashikon se 1. Cdo parti politike duhet te paraqese kerkesen per tu regjistruar si subjekt zgjedhor ne KQZ jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve. 2. Per tu regjistruar si subjekt zgjedhor per cdo lloj zgjedhjeje nje parti politike duhet te paraqese ne KQZ a vertetimin qe partia eshte regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane b emrin mbiemrin dhe adresen e kryetarit te partise i cili eshte personi i autorizuar per te paraqitur kandidatet c emrin zyrtar shkronjat nistore dhe adresen e partise c specimenin e vules se partise d emrin mbiemrin dhe adresen e financierit te partise dhe dh emrin mbiemrin dhe adresen e personit pergjegjes per komunikimin me KQZ-ne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›