Seanca plenare sot zbatohet rregullorja e re
Seanca plenare nis sot me diskutimin e projektligjeve te parashikuara ne rendin e dites. Pas miratimit te ndryshimeve ne rregulloren e Parlamentit diskutimi i lire prej 60 minutash do te zhvendoset ne fund te seances plenare. Kjo heq cdo mundesi qe opozita te pengoje procesin normal te punimeve te Kuvendit dhe miratimit te projektligjeve te parashikuara ne rendin e dites. Sot hyn ne fuqi dhe nje tjeter ndryshim i rregullores ai i marrjes se masave per cdo deputet qe bllokon foltoren e Kuvendit. Sipas ndryshimeve te bera parashikohet qe cdo deputet qe bllokon per dy minuta foltoren pertej kohes se percaktuar duke mos i lene radhen deputetit pasardhes do te marre paralajmerim. Nese ai nuk largohet edhe per nje minute tjere nga foltorja atehere ai do perjashtohet per 21 dite nga punimet e Kuvendit si seanca ashtu dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Me keto rregulla te reja parashikohet qe punimet e Kuvendit te jene shume me te qeta dhe konstruktive. Opozita doli kunder ketyre ndryshimeve dhe bojkoti seancen ne momentin e votimit te tyre. Por kjo nuk pengoi mazhorancen qe te jepte 73 vota pro ndryshimeve ne rregullore. Sot ne seance pritet dhe miratimi i Kalendarit trejavor te punimeve te komisioneve po ashtu dhe kalendari i raportimit te institucioneve te pavarura ne Kuvend. Pjesa me e madhe e ketyre institucioneve kane dorezuar tashme raportin vjetor. Ne baze te axhendes se percaktuar nga komisionet perkatese do te percaktohen dhe ditet per raportimin e secilit prej tyre.