E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara maqedonase-bullgare

Përplasja

Qeveria bullgare nuk ka ndenjur duarkryq gjatë 20 viteve të fundit në lidhje me ata që prej Sofjes konsiderohen bullgarë të Shqipërisë. Që nga fillimi i viteve ’90, Ministria e Arsimit e Bullgarisë jep çdo vit bursa studimi për shtetasit shqiptarë me origjinë sllave që deklarojnë se janë bullgarë. Ky projekt, për vite me radhë i është lënë në dorë pikërisht organizatës VMRO, emri i plotë i së cilës është “Vëtreshna Maokedonska Revolucionna Organizacia” (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase). Por qeveria e Shkupit, për shkak të afërsisë territoriale me popullsitë që pretendohen prej dy shteteve, ka bërë më shumë “rekrutime” ndër sllavët e Shqipërisë, duke ofruar pasaporta, lëvizje të lirë dhe bursa studimi, por edhe duke kryer investime në fshatrat e Gollobordës dhe Liqenasit, ku janë përqendruar më së shumti shqiptarët me origjinë sllave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›