E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasimir Karakaçanov: Të përfitojmë nga censusi

Sinjali i parë

Rreth dhjetë ditë më parë, lideri i Lëvizjes Kombëtare, VMRO-ja bullgare, Krasimir Karakaçanov, ka bërë thirrje për një rol më aktiv të institucioneve shtetërore të Bullgarisë në lidhje me bullgarët në Shqipëri. “Në vitin 2011, në Shqipëri do të realizohet një census dhe roli aktiv është i rëndësishëm, në mënyrë që bullgarët në Shqipëri të mund të identifikohen si bullgarë, jo si maqedonas apo shqiptarë”, i tha Krasimir Karakachanov agjencisë së lajmeve bullgare “Focus”.

Sipas tij, puna e shtetit bullgar në lidhje me këtë popullsi është neglizhuar në 20 vitet e shkuara. Ai thotë se ka paradokse, si fakti që bullgarët nga Shqipëria me emra kristianë marrin pasaportë bullgare, ndërsa bullgarët me emra myslimanë nuk mund të pajisen me pasaportë.

“Qëkur Shqipëria njohu shtetin e Maqedonisë, qeveria maqedonase në vitet 1991-1992 u mundua t’i identifikonte këta njerëz si maqedonas, duke u dhënë atyre pasaporta, shtetësi maqedonase, kështu që ata mund të thonë se ekziston një minoritet maqedonas në Shqipëri. Kjo është një politikë me këta njerëz, që i kushton gjithashtu Greqisë, Bullgarisë e kështu me radhë”, tha ai.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›