Erisa Xhixho Gjerat e medha ne jete arrihen ne moshe te re
Erisa Xhixho eshte kandidatura e koalicionit qeverises per njesine bashkiake me te madhe ne qytet ate qe mban numrin 5. Xhixho perfaqeson Levizjen Socialiste per Integrim dhe mbeshtet nga demokratet.
Cila eshte problematika e kesaj njesie ne kryeqytet dhe cili eshte programi per permiresimin e jetes ne kete njesi
Kjo eshte njesia me e madhe ne kryeqytet si per nga hapesira edhe nga popullata por edhe nje njesi qe ka nje mori problemesh shumica e te cilave vijne si rrjedhoje e perdorimit te pushtetit te deritanishem jo ne funksion te qytetareve por ne funksion te nje grushti njerezish. Hipoteka legalizimet infrastruktura parkingjet trafiku kanalizimet ndricimi hapesirat publike per te vegjlit te rinjte dhe te moshuarit problemet e popullates rome e cila eshte lene mbas dore totalisht jane problemet qe kam hasur me shume ne turin tim te degjesave te qytetareve te njesise nr.5. Une jam e perkushtuar qe ti zgjidh te gjitha keto ceshtje se bashku me qytetaret e zones duke e kthyer 100 ne funksion te tyre minibashkine. Te gjitha hipotekat e parealizuara do te clirohen dhe se bashku me to edhe dhjetera milione euro kapital qe sot eshte i fjetur. Sic edhe z. Basha eshte zotuar ne 6-mujorin e pare te qeverisjes tone ky problem do te jete i zgjidhur. Do te shfrytezojme ne maksimum cdo qindarke takse te mbledhur por edhe cdo cent donacion qe do te thithim nepermjet projekteve te shumta qe do kemi me donatoret apo grante nga bashkia dhe qeveria per te shtruar cdo centimeter rruge me asfalt cilesor dhe per te zgjidhur perfundimisht problemin e madh te kanalizimeve qe e ben kete njesi te dridhet sa here bien 2 pika shi. Legalizimet vecanerisht ne zonen e Selites dhe Kodres se Diellit do te jene ne axhenden time perdite duke ushtruar te gjitha kompetencat qe me jep ligji por edhe gjithe influencen time politike per ta zgjidhur kete problem te madh ne vitin e pare te mandatit. Edhe ky kapital i fjetur do te zgjohet dhe clirohet per tu perdorur me pas nga qytetaret per me shume investime ne biznese te reja qe do te thote me shume vende pune. Realizimi i planit urbanistik te Tiranes do te ndiqet ne cdo hap nga une dhe stafi im per tu siguruar qe cdo pellembe e kesaj njesie merr hapesiren e duhur per me shume sheshe pushimi hapesira te gjelbra kende per femijet shkolla e cerdhe qendra shendetesore si edhe sa me shume perfitim per zhvillimin e biznesit. Ajo qe eshte shume e rendesishme eshte zgjidhja definitive e problemit te parkingjeve nepermjet sistemit modern te menaxhimit te parkingjeve nentokesore. Keto jane nje pjese e vogel e problemeve qe kam degjuar dhe kam konstatuar se bashku me qytetaret por projekti im i madh per njesine do ti parashtrohet me detaje cdo qytetari te njesise.
Ju kandidoni ne keto zgjedhje si pjese e nje koalicioni te djathte te drejtuar nga PD ne nje zone qe njihet si bastion i te majtes ne kryeqytet. Si e shikoni kete situate
Une jam e re dhe si e tille nuk me lejohet te mendoj si dikur qe njerezit ishin te ndare ne ne dhe ata ne te mire dhe te keqij ne komuniste dhe jokomuniste. Lufta e klasave ka marre fund me kohe dhe Shqiperia ime eshte Shqiperia ku te gjithe qytetaret kane mundesi te barabarta dhe garojne mes tyre ne baze te aftesive qe secili ka. Prandaj per mua njesia nr. 5 eshte nje nga bastionet e qytetarise se Shqiperise bastion i vlerave qytetare dhe intelektuale. Dua ta shnderroj kete njesi ne nje ambient ku infrastruktura dhe cilesia e jetes pershtatet me nivelin e larte te qytetarise dhe intelektit qe e karakterizon ate. Ku biznesi eshte fitimprures dhe papunesia eshte ne nivelet me te uleta. Roli i partive politike ne kete proces eshte qe te degjojne me kujdes mendimet dhe shqetesimet e cdo qytetari e me pas keto ti reflektojne ne programet e tyre dhe ne sjelljen e tyre qeverisese. Prandaj une kam ndermarre nje tur degjesash qytetare te cilat i kam perfunduar dje sepse jam e bindur se asnje politikan ne Shqiperi nuk mund te perfaqesoje pa degjuar. Politika e mllefit baltes shpifjes dhe urrejtjes nuk ka qene dhe ska per te qene kurre pjese e retorikes time. Per mua cdo qytetar eshte nje njeri qe meriton respekt dhe perkushtim maksimal nga te zgjedhurit. Kjo sjellje i jep vlere cdo vote kjo sjellje respekton cdo votues
Cilat mendoni se jane pikat tuaja te forta ne kete perballje
Une besoj se ajo per te cilen ka nevoje sot njesia nr.5 por edhe e gjithe Tirana eshte te kete ne krye te aksionit per zgjidhjen e problemeve te qytetareve dhe permiresimin e cilesise se jeteses ne kete njesi nje njeri energjik te perkushtuar me vullnet dhe deshire per punen si edhe me njohurite e duhura. Une jam e re dhe si e tille nuk me mungojne energjite. Gjate gjithe karrieres time 8-vjecare ne politike kam treguar se di te ndertoj dhe ti gjendem prane cdo njeriu qe me rrethon. Nje nga miqte e mi perpara se te merrja vendimin per tu futur ne kete gare me tha Erisa duhet te kesh kujdes. Politika eshte nje loje e ngaterruar dhe shpesh tenton ti shnderroje njerezit prandaj mendohu mire perpara se ti hysh kesaj gare. Pergjigjja ime per te por edhe per te gjithe ata qe mendojne sot si ai si rrjedhoje e modeleve qe politika shqiptare ka prodhuar fatkeqesisht jo pak here eshte Une nuk futem ne gare per tu bere politikane. Nuk hyj ne kete gare as per te perfaqesuar interesat e dikujt tjeter. Do te hyj dhe do ta fitoj kete beteje qytetarie sepse jam e sigurt qe kontributi im eshte i domosdoshem per ta bere njesine ku une banoj nje model te qeverisjes vendore. Gjerat e medha ne jete arrihen ne moshe te re dhe une jam gati qe energjine dhe fuqine time ta ve ne funksion te te gjithe banoreve dhe fqinjeve te mi.
Cili eshte komenti juaj per kandidaten qe keni perballe
Mezi po pres te perballim idete tona ne komunitet te shpjegojme te dyja projektet tona per ti dhene nje vlere te vecante kesaj gare. Une besoj se qytetaret e kesaj njesie duhet te zgjedhin midis nesh ne baze te projekteve dhe aftesive qe ne perfaqesojme. Vota per mua duhet dhe do te jete vote per projektin tim te hartuar bashke me qytetaret per nje njesi 5 te rrethuar nga nje ambient i shendetshem i qete i mbushur me mundesi per cdo qytetar ku minibashkia eshte ne funksion te taksapaguesve dhe punon se bashku me ta per te krijuar nje qytet ku njerezit jetojne dhe punojne ne paqe. Uroj qe te njejten gje te beje edhe kandidatja tjeter te ciles me kete rast i uroj nje fushate sa me te qete dhe me sa me shume qytetari.