E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeta Seitaj Qytetaret do te vijojne te gjejne nje dere te hapur

Opozita Kandidatja e PS-se shprehet se bllokimi i Keshillit Bashkiak te Tiranes ka krijuar probleme

Jeta Seitaj kerkon mandatin e saj te trete per drejtimin e njesise numer 5 ne kryeqytet. E kandiduar nga Partia Socialiste Seitaj deklaron se ne kete mandat te trete ajo do te vijoje projektet e lena pergjysme edhe si pasoje e bllokimeve politike.

Ju jeni drejtuesja e njesise bashkiake numer 5 prej dy mandatesh. fare mendoni se mund ti jepni banoreve te kesaj zone te kryeqytetit ne mandatin tuaj te trete

Mendoj se une do tju jap banoreve nje sere projektesh te nisura qe aktualisht jane ne vazhdim. Keto jane nje nevoje per publikun dhe nje detyre per mua gjate rruges per mandatin e trete. Se dyti mendoj se eshte nje pervoje e grumbulluar ne shtate vite qe besoj se do tju sherbej me se miri edhe gjate kater viteve te ardhshme banoreve te njesise bashkiake numer 5 ne kryeqytet. Se treti mendoj se ne keto zyra banoret edhe ne keto mandate kane gjetur deren per te trokitur per te gjitha nevojat e tyre dhe une ju siguroj qe keto dyer do te vazhdojne te jene te hapura per zgjidhjen e te gjitha problemeve te tyre sipas kompetencave qe kane njesite bashkiake ose per tu treguar qytetareve drejtimin se ku duhet te trokasin per te zgjidhur problemin qe kane.

Gjate eksperiences 7-vjecare te drejtimit tuaj cili mendoni se vazhdon te mbetet problemi me i mprehte ne kete zone dhe cilat jane menyrat qe ju keni planifikuar ti zgjidhni

Qytetaret kane pasur probleme te shumta vecanerisht pas kompjuterizimit te Gjendjes Civile defektet e trasheguara nder vite nga regjistrat e Gjendjes Civile dhe ata ishin te detyruar te leviznin ne shume rrethe ne Shqiperi per te gjetur vendin ku kishin transferimin defektin gabimin per te rregulluar te dhenat e tyre pas kompjuterizimit. Kjo ka qene besoj nje nga sfidat me te medha te momentit por mund te them se nje pjese e rendesishme e kesaj problematike eshte vene ne rrugen e duhur por ende ka probleme. Kjo pasi ende ka familje qe per shkak te levizjeve te shumta sic mund te kene qene grupet e ushtarakeve kane defekte te trasheguara nga nje zyre ne tjetren dhe nisur nga kjo jane hasur me probleme shume te medha. Ka akoma familje mund te them pese ose gjashte qe e kane ende te pastabilizuar gjendjen e tyre civile. Nje pjese e madhe e tyre jane te regjistruara ne dy-tre zyra dhe ky eshte nje problem qe ka kerkuar zgjidhje. Problem tjeter i mprehte me te cilin ne na eshte dashur te perballemi jane grate ne nevoje. Si pasoje e mbeshtetjes nga zyra e ndihmes ekonomike dhe po keshtu edhe nga pervoja ime e ketyre viteve ne kemi arritur nje sere rezultatesh ne mbeshtetje te nenave me femije me probleme dhe kategorive te tjera te problemeve qe kane shfaqur keto gra. Ndersa per infrastrukturen mund te jap shume shembuj por une mund te permend vetem dy investimet e fundit te cilat po vazhdojne ne njesine numer 5 sepse disa prej tyre jane nisur por kane mbetur pa u perfunduar per shkak te bllokimit te Keshillit Bashkiak te Tiranes ne vitin 2010. Une dua me kete rast tju kerkoj ndjese banoreve te Selites te cilet shpreh besimin se me zgjedhjet e reja do te jene prioriteti numer nje studimet dhe dhenia e zgjidhjeve per nje numer te madh problemesh qe ka kjo zone. shte kerkuar nga ana jone nje studim ne vitin 2010 po per shkak te bllokimit te buxhetit bashkiak nga Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim kjo gje nuk eshte realizuar deri me sot. Nga ana tjeter ne njesine numer 5 jane realizuar dy investime te medha pervec shkollave kopshteve dhe cerdheve qe ndodhen ne territorin e njesise sone. Ketu per tu permendur eshte nje investim me vlere 3.5 miliarde leke qe perfshin grupin me te madh ai i rruges Irfan Tormini dhe ka ndihmuar ne realizimin e rrjetit nentokesor me rrjet ujesjellesish dhe ndricim. Kjo zone te cilen banoret e dine fare mire se ka qene e mbytur me ujera te zeza deri ne nivelin qe mund te mbytej edhe nje femije. Ne kete bllok Bashkia e Tiranes nepermjet mundesive te vogla qe ka tani po vazhdon variantin e dyte pjesen e gjelber pjesen e trotuareve dhe pallateve si dhe ngritjen e kendeve per moshen e trete dhe gjithe grupimet e tjera te qytetareve. Nga ana tjeter kemi edhe investimet ne nje tjeter bllok qe perfshin nje investim prej 1.5 miliarde lekesh ne rrugen Sulejman Delvina dhe bllokun Bajram Curri dhe ky eshte nje investim shume i madh mund tju them. Por nga ana tjeter vazhdojme te kemi probleme pervec Selites edhe ne rrugen Grigor Erba. Ne kete rruge ishte parashikuar te behej investimi i pare por per fat te keq ngeli i bllokuar per shkak te vendimeve te Keshillit te Bashkise se Tiranes.

Duke e pare kandidimin tuaj edhe ne kuadrin e gjere te koalicionit qe ju perfaqesoni ne kete njesi vendore pse mendoni se alternativa e opozites per keto zgjedhje eshte alternativa me e mire

Une mendoj se eshte alternativa me e mire dhe e vetme kete e them me bindje. Une jam perfaqesuese e Partise Socialiste dhe kam punuar nen kete sigel per dy mandate ne kete njesi vendore. Ne momentin qe njeriu merr kete detyre heq dore nga gjithcka politike dhe eshte ne sherbim te komunitetit. Ajo qe dua te theksoj eshte se per mua paresore eshte zgjidhja e hallit te qytetarit pavaresisht bindjeve te tija politike. Ne keto zyra mund te vijne te gjithe qe kane nevoje dhe jo per te paraqitur bindjet e tyre partiake. Ne rruget dhe trotuaret e njesise kalojne edhe te majtet dhe te djathtet dhe ne kete kuader une kerkoj zgjidhje per problemet e qytetareve. Dhe kjo eshte e vetmja rruge per zgjidhjen e problemeve qe kane mbetur deri sot.

Si e shikoni rivalen apo kundershtaren tuaj politike Erisa Xhixhon perballe jush ne keto zgjedhje

Per mua Erisa eshte nje vajze e re qe eshte futur ne politike dhe mua me vjen mire qe edhe vajzat e reja te hyjne ne politike ne premtimet per zgjidhje. Por ne jetojme ne Shqiperi dhe ketu eshte politika ajo qe u jep zgjidhje gjerave. Nuk kam asgje per Erisen ajo ka moshen e vajzes time. Une dhe nena e saj kemi mbaruar te njejten shkolle para shume vitesh e quaj shoqen time mamane e Erises. Por mund te shtoja se asaj i mungon pervoja sepse mendoj se eshte shume e veshtire per te rejat te komunikojne me te gjitha moshat. Une kam pervojen edhe te te qenit nene dhe mesuese prej 24 vitesh duke komunikuar me breza te ndryshem dhe ne keto kushte keto jane ato elemente qe i mungojne brezit te ri. Politikisht vertet jam kunder Erises por si nje vajze e re une nuk kam asgje kundra saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›