Casillas: Sezoni ynë merr notën 8

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se sezoni për Los Blancos nuk mund të quhet i dështuar, ndërsa sipas tij merr notën 8. San Iker nuk la pa përmendur as Jose Mourinhon nën presion enorm nga mediat spanjolle.
“Unë i jap sezonit notën 8. Ishte shumë, shumë sezon i mirë. Nuk do të kisha thënë kurrë në parasezonë se ne do ta fitonim Kupën, do të shpalleshim nënkampionë dhe do të kualifikoheshim në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, ne jemi klub që gjithmonë kërkojmë më shumë. Ne kemi qenë në prak të finales së Ligës së Kampionëve, por do të punojmë edhe më shumë vitin e ardhshëm për ta arritur atë”.
“Ai që nuk e njeh Mourinhon sigurisht se mund të gabohet kur shpreh mendimin për të. Unë po ashtu kam pasur një mendim tjetër. Por tani e njoh atë pasi punuam për nëntë muaj dhe mund të them se jam në gjendje të jap gjithçka për trajnerin tim”, deklaroi Casillas.