E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për KLD, Ardian Visha jep ‘llogari” tek Ligjet

Deputetët demokratë u munduan ta vendosnin me “shpatulla pas murit” kandidatin Visha, i cili midis të tjerash ka mbrojtur edhe Fatmir Mediun, ministrin aktual të Mjedisit, në kohën kur ai gjykohej në Gjykatën e Lartë për tragjedinë e Gërdecit. Midis akuzave të deputetëve demokratë, ishte edhe pushimi nga puna i Vishës nga Ministria e Jashtme, për rolin e tij të papërshtatshëm, çka sipas mazhorancës ul kredibilitetin e tij.

Por, Visha tha se shkarkimi i tij në këtë rast ishte politik. “Kam bërë detyrën si avokat, kam besuar e besoj në pafajësinë e Mediut për çështjen ‘Gërdeci’”, tha Visha, kur u pyet për këtë rast nga deputeti, Edi Paloka. Por, një tjetër shqetësim i demokratëve ishte sipas tyre, sulmet që Visha i kishte bërë Kuvendit në kohën kur punonte në Prokurorinë e Përgjithshme. “S’kam marrë asnjë urdhër nga Koçiu. Roli im në prokurori në dobi të luftës ndaj krimit”- ka thënë Visha./Start/

                                                                                             2012-04-11 10:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›