E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për Kreun e ri të KQZ, ish-kreu Celibashi: Duhet të jetë mbi palët

Ilirjan Celibashi, të cilit për nën drejtimin e KQZ-së i është dashur të jetë mbi palët politike dhe një administrues i mirë i zgjedhjeve thotë se në zyrën e kreut të këtij institucioni duhet të ulet një njeri larg ngjyrimeve politike. Sipas tij, për të mënjanuar paragjykimet apo edhe sulmet, Kreu i ri i KQZ-së duhet të jetë i papërlyer politikisht.
 

“Mirë do të ishte që në krye të këtij institucioni të ishte një person i pregatitur dhe i paparagjykuar politikisht më herët, në mënyrë që ai të mund të qëndrojë mbi palët dhe të realizojë i pavarur detyrën”u shpreh Celibashi.
 

Ish-kreu i KQZ-së, duke u ndalur edhe tek riformatimi i këtij inticucioni apelon partitë politike që në propozimet për anëtarët të mos udhëhiqen nga interesi politik.
 

“Shpresojmë që partitë politike që kanë të drejtën të propozojnë kandidatët e KQZ të mos nisen nga interesat e tyre politike, por të bëjnë një harmonizim mes interesave dhe zgjedhjes së kandidaturave sa më të pranueshme”theksoi ai.
 

Një ditë më parë Kuvendi shpalli vendin vakant për kryetarin e KQZ, qe i hap rruge aplikimeve për këtë post. Kodi elektoral parashikon zgjedhjen e anëtarëve te KQZ-së deri ne 16 shtator dhe zgjedhjen e kryetarit te këtij institucioni deri ne 26 shtator.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›