Panariti në Bruksel, takim me komisionerin Fyle
Në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti është takuar me Komisionerin për Zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë në KE, Stefan Fyle.
Në qendër të bisedimeve mes Panaritit dhe Fules kanë qenë diskutimet mbi zhvillimet politike në vend, ecuria e procesit të plotësimit të 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, zhvillimet në rajonin tonë etj.
Ministri Panariti bëri një pasqyrë të përmbushjes së 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian, duke e vënë theksin te prirja pozitive që është vërejtur përgjatë këtij viti në ritmin e përmbushjes së këtyre detyrimeve.
Gjithashtu, ai informoi Komisionerin për Zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë në KE mbi progresin e arritur në lidhje me çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Panariti shprehu besimin se të gjithë këta hapa do të përkthehen në një vlerësim pozitiv nga ana e Komisionit Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për dhënien e statusit kandidat brenda këtij viti.
Zhvillimet në rajon ishin një tjetër çështje që u trajtua gjatë këtij takimi, ku u theksua roli aktiv dhe mjaft konstruktiv që luan Shqipëria për bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal në dobi të paqes dhe stabilitetit.
Vijon……..