Gara për kreun e PD, sondazhi në 'BalkanWeb': 65% e votuesve zgjedhin Bashën

TIRANE - Lulzim Basha ka mbështetjen më të gjerë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së liderit të saj historik Sali Berisha. Kështu mendojnë lexuesit e agjencisë së lajmeve "BalkanWeb", të cilët patën mundësi të shprehnin preferencën e tyre për dy kandidatët Olldashi dhe Basha në sondazhin më të ri, “Gara për kryetarin e ri të PD. Nëse do të ishit anëtar i kësaj partie cilën nga 2 kandidaturat do të votonit për kryetar”
Prej disa ditësh 7424 lexues në total u bënë pjesë e sondazhit të "BalkanWeb", duke zgjedhur 65.42% Lulzim Bashën dhe 34.58% Sokol Olldashin.
Garës për kreun e Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Berishës, po i afrohet fundit. Në 22 korrik anëtarët e PD-së kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e tyre të ri, përmes parimit “Një anëtar, një votë.”
Të dy kandidatët, kryetari aktual i Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi kanë nënvizuar nevojën e një përfshirjeje të drejtëpërdrejtë të anëtarësisë në vendimmarrje dhe premtojnë fitore në garën më të afërt me kundërshtarin e tyre të majtë. Ata kanë evituar debatet e drejtpërdrejta me njeri tjetrin, ndërsa kanë zhvilluar takime thuajse në të gjithë vendin me anëtarët e partisë së tyre.
Kujtese. Sondazhet online të "BalkanWeb", nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.
(er.nu/BalkanWeb)