Greqi, u arratis nga burgu i Trikalas, Marian Kola vritet në shkëmbim zjarri me policinë

Pas një përleshjeje të ashpër sot herët në agim, në zonën e Sulit në Greqi është vrarë nga policia greke i arratisuri nga burgu i Trikalas, Marian Kola.
Mediat greke njoftojnë se shkëmbimi i zjarrit ndodhi pranë fshatit Frosini të Sulit, ndërsa i arratisuri tjetër, Ilir Kupa arriti të shpëtojë sërish.
Ka rreth 20 ditë që ndjekja për Marian Kolën dhe bashkëpunëtorët e tij po vazhdon pa ndërprerje dhe sot në mëngjes forcat policore ranë në gjurmë të dy të kërkuarve. Sipas mediave, kur shqiptarët e pikasën se po ndiqeshin nga policia beteja u bë shumë e ashpër.
Nga plumbat e shqiptarëve mbeti i plagosur një polic, i cili u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkaq vazhdon një operacion i gjerë në zonë, për kapjen e të arratisurit tjetër Ilir Kupa (ne foton e mëposhtme).
Shqiptarët e arratisur, të armatosur kanë javë të tëra që enden në zonat malore pranë kufirit, në pamundësi për t’u arratisur e për të hyrë në tokën shqiptare. Ata kanë vjedhur disa automjete dhe i kanë braktisur ato në zona të ndryshme për të humbur gjurmët.
Marian Kola akuzohet si përgjegjësi kryesor për vrasjen e 25 vjecares Katerina Zogali në Istmia dhe policit 37 vjecar, Jorgo Andritsopulu në Distomo.
Me vrasjen e Marian Kolës, bëhen 3 shqiptarët e vrarë nga policia greke, pas Ermir dhe Flamur Likës, të cilët u vranë mbrëmjen e 2 korrikut në një përleshje të ngjashme. Në trupat e tyre u gjetën të paktën 20 plagë plumbash.
Mbrëmjen e 22 marsit nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë pasi plagosën dy roje burgu. Tre prej tyre u kapën që atë natë, ndërsa për 8 të tjerët vazhdoi ndjekja policore.
Nga 8 të arratisurit, është arrestuar Ermal Lita pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri, Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës, ndërsa nuk dihet ku ndodhen të arratisurit e tjerë, Flaulent Luli dhe Klement Cala.
(Balkanweb)