E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për kreun e PD/Sokol Olldashi në Fier: “Do t’i shkurtojmë ditët mazhorancës së Edi Ramës”

07-07-2013 / Gazeta 55

Kandidati për Kryetarin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka nisur takimet dhe diskutimet me anëtarët e Partisë Demokratike në Mallakastër. Në thelb të këtij diskutimi, Olldashi ka parashtruar mënyrën sesi Partia Demokratike mund të ecë përpara, sesi të gjithë së bashku të ringrihen nga humbja e zgjedhjeve elektorale, me synimin për tu rikthyer aty ku është destinancioni i Partisë Demokratike, fitorja në zgjedhjet e para. Jam i bindur që një parti e mençur si kjo e jona do të dijë të ringrihet me e fortë se më parë”- tha Olldashi. “Ne kemi përballë mazhorancën e Edi Ramës, ne kemi synimin që kësaj mazhorance t’i shkurtojmë ditët dhe përballë asaj mazhorance është  Partia Demokratike si e vetmja dhe e patjetërsueshme forcë opozitare e këtij vendi. Opozita nuk është çështje numrash nuk ka rëndësi fare në qoftë se je në opozitë, në qoftë se ke 69 deputetë apo 39 deputetë, apo 49 deputetë. Opozita është çështje morali, është çështje zemre, është çështje shpirti për të rrëzuar atë që ke përballë”. Ai tha PD në themelin e saj ka militantin e thjeshtë të Partisë Demokratike dhe se duhet të rigjehet ajo marrëdhënie për të patur sukses. Në fund të fjalës së tij, Olldashi kërkoi mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike që besojnë në vizionin e tij për të ringritur Partinë Demokratike duke pasur në vëmendje institucionin e militantit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›