Gara për kreun e PS-së, si u votua në rrethe

Rreth 82 300 anëtarë të Partisë Socialiste u thirrën të shtunën që të votojnë në bazë të parimit " një anëtar një votë" për të zgjedhur mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit kryetarin e ri të selisë rozë.
Që në orën 08:00 të mëngjesit në të gjithë vendin janë hapur 400 qendra votimi, për t'u mbyllur zyrtarisht në orën 16:00.
Sipas të dhënave të gazetarë të RTV "Ora News" në rrethe, procesi është zhvilluar normalisht dhe nuk janë shënuar probleme.
Kështu sipas të dhënave, paraprake, jo zyrtare, në qarkun e Durrësit kanë votuar rreth 38 % e anëtarëve të Partisë Socialiste. Në këtë qark ishin hapur 12 qendra votimi, ku të drejtën e votës e kishin 2800 anëtarë të Partisë Socialiste.Qendrat e votimit ishin vendosur në katër bashki të ndryshme, në atë të Durrësit, në Shijak, Manëz dhe Krujë
Zgjedhjet për kryetarin e PS-së, u ndoqën nga afër vëzhgues, duke mos lënë vend për manipulim.
Në qarkun e Shkodrës, nga 1870 anëtarë të Partisë Socialiste, kanë votuar rreth 60 % e tyre. Të dhënat janë ende jo zyrtare.
Në qarkun e Dibrës, pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme. Kështu në bashkinë e Burrelit, pjesëmarja shkon në 72 %, në Bulqizë, 80 % dhe në Peshkopi, rreth 75 %.
Procesi nuk ka hasur në vështirësi.
Zgjedhjet janë zhvilluar normalisht edhe në qarkun e Lezhës. Në rrethin e Lezhës, pjesëmarrja ka arritur në 72 %, ndërsa mësohet se kryeson ndjeshëm kandidati Edi Rama
Në Lezhë, ishin hapur 10 qendra votimi, ku kanë të drejtën e votës 1250 anëtarë të Partisë Socialiste. Pa probleme procesi është zhvilluar dhe në Kurbin.
Në qarkun e Elbasanit, pjesëmarrja në votimin për kreun e PS shkon në shifrën 75 %. Në këtë qark ku numërohen rreth 6000 anëtarë të Partisë Socialiste, ishin hapur 50 qendra votimi, të shpërndara në çdo njësi vendore.
Në sy ra pjesëmarrja e ulët në qytetin e Elbasanit, ku shkon në 50 %.
Sipas gazetarit tonë në Elbasan, disa qendra votimi në këtë qark janë hapur para orarit zyrtar.
Në Fier, një prej qarqeve më numrin më të madh të socialistëve të anëtarësuar, shkon në 12070 persona ishin hapur 44 qendra votimi.
Pjesa më e madhe e tyre u mbyllën në orën 16:00, ndërsa në qytetin e Fierit, votimi u shty deri më 18:00.
Kështu në rrethin e Fierit ishin hapur 18 qendra votimi për 6200 anëtarë, në Mallakastër, 9 qendra votimi për 1870 anëtarë, dhe në Lushnje janë hapur 17 qendra votimi për mbi 4000 mijë anëtarë.
Pjesëmarrje jo e kënaqshme është shënuar edhe në qarkun e Beratit. Kështu sipas të dhënave jo zyrtare, në bashkinë e Kuçovës kanë votuar 50 % e anëtarave të PS, ndërsa në Berat rreth 49 %.
Vetëm në rrethin e Beratit, Partia Socialiste numëron 3280 anëtarë me të drejtë vote.
Sipas të dhënave nga qarku i Vlorës, pjesëmarrja në votimet për kreun e ri të PS kanë arritur në 60%.
Në rrethin e Vlorës ishin hapur 15 qendra votimi, ku të drejtën e votës e kanë 6000 anëtarë të kësaj force politike.
Gazetari ynë në Vlorë raporton se procesi u zhvillua normalisht.