E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja refuzon kandidimin e Biberajt: Berisha të mundësojë garë të hapur

biberajTiranë- Kërkesa e Alekasandër Biberajt për të qenë pjesë e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike është refuzuar nga administrate e kësaj partie, teksa Biberaj i ka bërë thirrje Berishës që gara për pasardhësi e tij të jetë e hapur, larg motivacioneve politike.

Me FRD-në është kapitull i mbyllur, skam bashkëpunuar me të majtën. Administrata më refuzoi kërkesën për të kandiduar. I takon Kryesisë së PD-së për të pranuar. Nëse do të ishin marrë parasysh vërejtjet e mia do të kishim tjetër rezultat,-tha Biberaj për gazetarët.

Disa ditë më parë Biberaj deklaroi se dëshiron të japë kontributin e tij për PD-në dhe demokratët, që sipas tij po kalojnë momente të vështira.

Sakaq dje Sokol Olldashi bëri publike kandidaturën e tij për të zënë vendin e Sali Berishës në PD, që sipas tij do të shërbejë për rikthimin e vlerave morale në partinë e parë pluraliste shqipatre.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, pasardhësi i Berishës pritet të zgjidhet në fillim të muajit gusht.

Ndërkohë PD-ja njoftoi në Facebook: Mesazh per te gjthe drejtuesit e Partise Demokratike, nga kryetare seksioni deri ne anetare te kryesise se PD dhe per te gjithe anetaret e PD qe punojne ose mbajne funksione drejtuese ne te gjitha nivelet e qeverisjes sone qendrore ose vendore: Gara per kryetarin e PD nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per çdo anetar dhe anetare te PD qe deshiron te konkurroje per lider te Partise Demokratike. Diten e enjte, kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD anetar apo anetare te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise se PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›