Kramer: Kosovës i mungojnë nismat aktive
Politika e Bashkimit Evropian në Kosovë është politikë reaguese ndaj atyre që ndodhin dhe që dominohet nga parimi i stabilitetit. Kjo do të thotë që BE-ja është e butë me Serbinë, çfarë është shumë negative për Qeverinë në Prishtinë, ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Helmut Kramer, ekspert për Ballkanin në Universitetin e Vjenës.
I pyetur se, në këto kushte, çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës dhe BE-ja që të ndryshojnë gjendjen, Kramer ka thënë se, “Prishtina zyrtare nuk është shumë aktive”.
“Aty vazhdon të sundojë politika bazuar në idenë se kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Klasa politike në Kosovë është më shumë e shqetësuar për të siguruar e forcuar zonat e pushtetit dhe ndikimit personal, sesa të ndërmarrë nisma aktive e konstruktive”, ka thënë ai.
Kramer po ashtu ka vlerësuar se, në Kosovë, korrupsioni po pengon klasën drejtuese që të orientohet drejt qëllimeve të përbashkëta të shoqërisë dhe të vendit. “Ekzistojnë këtu dhe disa ndikime nga tradita. Tek korrupsioni ndikon dhe mënyra klanore e të menduarit apo e zonave të ndikimit. Është një gjendje vërtet katastrofike”, ka thënë ndër të tjera Kramer.