E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporte të shkëlqyeshme bilaterale Kosovë-Çeki

Gjatë takimit me homologun e tij çek, Jan Fischer, të mërkurën në Prishtinë, Thaçi po ashtu ka vlerësuar angazhimin e kontingjentit çek, në kuadër të trupave të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë takimit, Thaçi ka njoftuar homologun e tij Fischer lidhur me implementimin e dokumentit Ahtisari, implementimin e Kushtetutës, respektimin afirmativ të minoriteteve si dhe të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova. “Do të vazhdojmë të kemi raporte të shkëlqyeshme bilaterale midis Kosovës dhe Çekisë, në të ardhmen edhe Kosova si pjesë e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë më këtë rast Thaçi.

Fischer ndërkaq, tha se Republika e Çekisë do të vazhdojë politikën e mbështetjes së vazhdueshme të Kosovës. Ai ka vlerësuar progresin në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme të theksoj se Çekia është gati për të vazhduar me politikën që kemi filluar me njohjen e Kosovës, duke i përmbushur të gjitha detyrat dhe çështjet në këtë rajon”, theksoi Fischer.

Kryeministri Thaçi dhe kryeministri Fischer kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik si parakusht për zhvillimin stabil të Kosovës dhe gjithë rajonit. Bashkëbiseduesit po ashtu janë shprehur të gatshëm për forcimin e lidhjeve edhe në fushat e shkencës, kulturës, arsimit etj.

Start/Telegrafi

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›