E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Institucionet e Kosovës kanë autoritet ekzekutiv

Kështu është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, të mërkurën, duke u përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me pohimet për një memorandum midis EULEX-it dhe Serbisë.

“Vendimet e institucioneve të Kosovës kanë qenë dhe do të jenë edhe sot edhe në të ardhmen autonome. Për Kosovën vendosin institucionet e Republikës së Kosovës. Ne do të respektojmë Kushtetutën, do të respektojmë institucionet e Kosovës. Ato janë të vetmet që kanë autoritet ekzekutiv në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

“Respektojmë edhe dokumentin Ahtisari të cilën jemi duke e implementuar. Do të vazhdojmë të ndërtojmë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje, duke përfshirë edhe Serbinë. Këtë autoritet e kanë institucionet e Kosovës. Pra do të ndërtojmë raporte të mira me gjitha vendet e rajonit”, ka shtuar Thaçi.

Sipas kryeministrit Thaçi, “institucionet e Kosovës janë të vetmet që kanë autoritet ekzekutiv në Kosovë në raportet bilaterale”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›