E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kryetarë, gjyqtarët spiunojnë me letra anonime “mëkatet” e njëri-tjetrit

Çfarë ndodhi dje në mbledhje dhe skandalet që u bënë publike. Kush janë kryetarët e rinj që do të drejtojnë gjykatat e vendit

Laureta Rryçi

Gjyqtarët spiunojnë në mënyrën anonime “mëkatet” e njëri-tjetrit. Pak ditë para se të nisë gara më e madhe për vendet bosh për kryetarë në Gjykatat e Rrethit dhe të Apelit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kanë mbërritur dhjetëra letra anonime që akuzojnë gjyqtarët që kandidojnë për kryetarë. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, dje në mbledhjen e parë të KLD-së, ku garuan 29 gjyqtarë për nëntë poste kryetarësh. Ndërsa numri dy i KLD-së pohoi se gjykata që mbahej për letrat anonime ishte ajo e Krujës, shpjegoi se nuk ishin mbrapa dhe gjykatat e tjera. Duke përfituar nga situata, gjyqtarët që kanë pasur inat njëri-tjetrin nuk kanë ngurruar të dërgojnë nga ato letrat që shpesh i nisin me “një mik që ua do të mirën...”. Mbledhja e djeshme, që nisi rreth orës 8:45 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 14:00 pati surprizat e saj, që i zuri ngushtë jo pak nga kandidatët.
Mbledhja
Në mbledhjen e djeshme garuan për kryetarw gjykate për vendet bosh të Gjykatës së Apelit të Durrësit, të Gjirokastrës, Korçës dhe Shkodrës. U garua për kryetarë të shkallës së parë për vendet bosh në Gjykatat Berat, Elbasan, Gjirokastrës, Kavajë dhe Krujë. Të gjithë kandidatëve iu la në dispozicion për të shpalosur programin e tyre pesë minuta, pasi të mbaronin të gjithë kandidatët. Anëtarët e KLD-së kishin të drejtë t’u bënin pyetje. Më së shumti pyetjet u bënë nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu. Pyetjet ishin për të gjithë kandidatët të njëllojta. Kishte pyetje të tipit: libri i fundit që keni lexuar, konventa që keni hapur për cilën çështje, sa artikuj juridikë kishin shkruar, nga cilat privilegje do të hiqnin dorë nëse do të bëheshin kryetar etj.
Vendimi
Më pas u dëgjuan të gjithë garuesit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë u tërhoq për pak pushim, për ta nisur mbledhjen në orën 17:00. Për disa orë me radhë të gjithë anëtarët kanë votuar për kryetarët e rinj të këtyre gjykatave, duke dhënë votën e tyre për kandidatin që u konsiderua prej tyre si më i miri. Ndërsa sot pritet që mbledhja të vazhdojë me dëgjimin e platformave të kandidatëve të tjerë po për gjykata të tjera. Procedura e përzgjedhjes së tyre do të realizohet si ajo e djeshmja.

Skandali i parë

Falsifikohet firma e kryetares së gjykatës
Fundi i mbledhjes së djeshme kishte rezervuar dhe skandalin më të madh që do të mbahet mend gjatë në Këshillin e Lartë e Drejtësisë. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu i kërkoi gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha se a e pohonte faktin se pak ditë më parë kishte dërguar në KLD një letër mban emrin dhe firmën e saj. Në këtë letër ajo kishte bërë denoncime të hapura për shumë shkelje të rënda që sipas saj i kishte konstatuar gjatë punës së kryetares, Ardiana Bera. Gjyqtarja Harja Hoxha u prek dhe duke qarë konfirmoi se firma nuk ishte e saj dhe se nuk kishte dijeni për këtë letër. Por skandali nuk mbaroi me aq. Më tej Spahiu vijoi duke i kërkuar kryetares aktuale të Gjykatës së Krujës, Ardiana Bera, duke i thënë nëse e pohonte faktin se kishte dërguar letër në KLD. Në këtë letër ishin shkruar shumë fakte abuzive për gjyqtaren Hoxha, deri në akuza për imoralitet. Kryetarja verifikoi firmën e saj dhe mohoi të ketë shkruar këtë letër. Madje ajo shpjegoi se ndoshta me këto letra kanë dashur të vriten me një gur dy zogj. Ajo i kërkoi Spahiut që të hetohej mbi letrat dhe të vihej para përgjegjësisë personi që kishte marrë përsipër të falsifikonte firmat. Ndërkaq, dy garueset e tjera të kësaj gjykate, Nazmije Pengili dhe Rexhina Merlika, mohuan kategorikisht të kishin gisht në këtë skandal.

Skandali i dytë

Shfrytëzon mbledhjen për të denoncuar korrupsionin
Në fund të mbledhjes, ndërsa numri dy i KLD-së pyeti nëse kishte ndonjë pyetje, një person që u ndodh në rreshtin e parë u ngrit për të marrë radhën e fjalës. Për shumëkënd, zotëria i veshur me kostum, rreth të 50-ave, ishte i panjohur. Ai u prezantua si fshatar i zonës së Bushatit, që kishte marrë rrugën nga Shkodra për të qenë në këtë mbledhje për të denoncuar një rast korrupsioni. Sipas tij, ai dhe familja e tij kishin tre vjet që jetonin me derrat për shkak të një vendimi të gjykatës. Noc Molla deklaroi se kishte një dosje prej më shumë se 600 faqesh, me anë të së cilës vërtetonte se një prej kandidatëve që garonte për kryetar ishte i implikuar në korrupsion. Sipas tij, nëse verifikohej se ai kishte abuzuar me detyrën, atëherë t’i viheshin prangat atij në atë çast, në të kundërt të merreshin penalizime ndaj gjyqtarit në fjalë. Spahiu i kërkoi Mollës që të largohej me kryeinspektoren për në Inspektoratin e KLD-së dhe t’i tregonte të gjithë problemin e tij. Kryeinspektorja kishte kohë deri në orën 17:00 për të përgatitur një relacion, për t’ia bërë të njohur Këshillit në lidhje me këtë çështje. Ndërsa ministri Alibeaj i premtoi qytetarit se nëse ai po abuzonte, atëherë do të kishte ndëshkime për të, por, nëse do të ishte e vërtetë, e siguroi që do të merreshin masa ndaj gjyqtarit. Molla u kujtoi edhe njëherë anëtarëve të KLD-së se nëse nuk i jepnin zgjidhje hallit të tij, atëherë ai do të bënte vetëgjyqësi.

Kandidatët që konkurruan dje Prezantim i kandidatëve të Gjykatës së Apelit Durrës * 1. Z. Bashkim Dedja 2. Z. Petrit Ceno Prezantim i kandidatëve të Gjykatës së Apelit Gjirokastër 1. Znj. Irena Brahimi 2. Znj.irjazi (Vogli)
3. Znj. Petraq Dhimitri (Koco)
4. Znj. Tomorr Skreli

Prezantim i kandidatëve të Gjykatës së Apelit Korça

1. Znj. Brunilda Orhani (Malo)
2. Znj. Entela Prifti
3. Z. Sotiraq Lubonja

Prezantim i kandidatëve të Gjykatës së Apelit Shkodër

1. Z. Fatmir Hoxha
2. Z. Fuat Vjerdha

Prezantimi i kandidatëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat

1. Z. Agron Vavla
2. Znj. Bernina Kondi
3. Znj. Fatime Velçani (Decolli)
4. Znj. Margarita Buhali

Prezantimi i kandidatëve të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Elbasan

1. Z. Arben Vrioni
2. Znj. Pajtime Fetahu
3. Z. Qani Hasa

Prezantimi i kandidatëve të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Gjirokastër

1. Z. Desart Avdulaj
2. Z. Guxim Boçi
3. Znj. Mirela Kore

Prezantimi i kandidatëve të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë

1. Znj. Alma Bejte
2. Z. Astrit Haxhialushi
3. Znj. Entela Shedula (Sorra)
4. Z. Luan Lusha

Prezantimi i kandidatëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë

1. Znj. Ardiana Bera
2. Znj. Enkelejda Hoxha
3. Znj. Nazmije Pengili
4. Znj. Rexhina Merlika

Kandidatët që do konkurrojnë sot

Prezantimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kukës*

1. Z. Flamur Kapllani
2. Z. Granit Qypi
3. Znj. Hajrie Muçmata
4. Z. Isuf Shehu
5. Znj.Vjollca Nuhi Spahiu

Prezantimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kurbin

1. Z. Alfred Gjoni
2. Z. Ded Miri
3. Z. Gramoz Levanaj
4. Z. Kliton Spahiu

Prezantimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë 1. Z. Adriatik Bocaj 2. Z. Ded Dedaj 3. Z. Fjoralba Prifti Prezantimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat 1. Z. Ali Koleci 2. Z. Artan Çupi 3. Z. Murat Lleshi 4. Z. Rexhep Karaj 5. Z. Vesel Bako Prezantimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec 1. Z. Agron Papajani 2. Z. Etleva Temo (Zgjani) 3. Z. Niko Rapi Prezantimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë 1. Z. Avni Sejdi 2. Z. Izet Kadana
3. Z. Shtjefën Lleshi Prezantimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë 1. Z. Dritan Seci 2. Znj. Mimoza Margjeka

22 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›