Gara për kryetarin e PD, regjistrohet rivali kundër Berishës

Ibsen Elezi ka dorëzuar në selinë blu formularin e kandidimit për kryetar PD-je. Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që u mbajtën në qershor të 2021.
Kandidatura e tij u s’kualifikua nga gara me vendim Kryesie. Aso kohe u raportua se Elezi u s’kualifikua nga gara për shkak “se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.”
Në vendim theksohej se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.
7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD, ndërsa në garë është edhe Sali Berisha, i cili i depozitoi dokumentet ditën e premte. /rtsh.al/