Kryebashkiaku Veliaj takon në SHBA ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eriion Veliaj, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se:
“Shumë i lumtur që u takova me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman. Pres me padurim bashkëpunimin me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC”.