E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet numërimi, festë në të dy kampet

UPDATE- Mbyllet numerimi ne KZAZ-ne 49, nderkohe qe te dy kampet kane nisur festimet.

KZAZ nuk ka dale ende me procesverbalin final te kutise se fundit, por vezhguesit e paleve, nisur nga llogarite e tyre kane dale ne rruge duke festuar.

Numerimi ka ecur me ritme te shpejta, pasi eshte punuar me numerimin e kutive per kryetar ne te gjitha tryezat e numerimit.

Numerimi i deritanishem ne kete njesi, flet per nje avantazh te lehte te Rames, per kutite e numeruara.

Ne kutine 1851

Rama 244 vota

Basha 235 vota

Ne kutine 1854

Rama 220 vota

Basha 166 vota

Ne kutine 1851/1

Rama 229 vota

Basha 198 vota

Ne kutine 1852

Rama 320 vota

Basha 272 vota

Ne kutine 1853

Rama 362

Basha 311

Numerimi

Vijon numerimi per kryetar ne 5 tryeza numerimi ne KZAZ-ne 49, ne njesine bashkiake numer 5, prej nga vuloset edhe kryetari i ardhshem i bashkise se Tiranes.

Per pershpejtimin e procesit u ra dakord qe te numerohet vetem per kryetar bashkie, nderkohe qe ne fillim u tha se do te numerohej ne tre syresh, kyrse ne dy te tjerat do numerohej per keshillin bashkiak.

Grupet e numerimit kane hyre pas ores 10.00 ne ambientet e brendshme te Shkolles “Vasil Shanto”, jane pozicionuar neper tavolina per te nisur punen.

Mbyllja e 8 kutive qe ende presin te numerohen do te vulose edhe fituesin e gares per kreun e bashkise se kryeqytetit, qe po mban aktualisht peng rezultatin e ketyre zgjedhjeve.

Numerimi ishte parashikuar te niste ne orën 08:00 grupet e numërimit nuk u grumbulluan ne kohe dhe tavolinat ne ate ore ishin ende te zbrazura.

Ndryshe nga numeruesit te perpikte ne orar kane qene vëzhguesit e huaj qe presin ne ambientet e jashtme të shkollës Vasil Shanto, ku është instaluar KZAZ 49.

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi kane mberritur ne KZAZ 49, qe eshte bere tashme si stacioni i tyre, prej nga vezhgojne nga afer procesin shume te debatuar mes paleve.

Ne jemi të parët sepse jemi të përpiktë dhe kemi shumë inters për procesin e numërimit të votave- ka thene ambasadorit të BE-së Sequi, në orën 09: 20 minuta në KZAZ 49.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›