E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për në universitete, shpërndahet formulari A-2

Po sot ka nisur edhe tërheqja e Diplomës së Maturës, i cili shpërndahet për herë të parë këtë vit. Kjo diplomë nuk është vetëm në gjuhën shqipe, por dhe në anglisht, për t’u dhënë më shumë rëndësi, sikundër mund të përdoren edhe në rastet kur maturantët do të shkojnë jashtë vendit.

Gjithashtu, maturantët pajisen edhe me certifikatën e notave, ku vendosen rezultatet e arritura për gjatë katër viteve të studimit. Gjithashtu, në listën e notave shënohen edhe rezultatet e arritura në katër provimet e detyruara të maturës 2011. Ata që kanë marrë provimet e Maturës Shtetërore, kanë 1 javë kohë, deri më 28 korrik për të plotësuar formularin A-2,  rezultatet e të cilit do të dalin përmes lexuesve optik. Maturantët duhet të tërheqin kopjen unike të këtij formulari, në të cilin do të listojnë dhjetë programet ku duan të vijojnë shkollën e lartë për vitin e ardhshëm akademik.

Por para se të plotësojnë këtë formular, maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi gabimi më i vogël sjell skualifikimin e tyre nga gara për pranimet në universitete. Pas mbylljes së afateve zyrtare për plotësimin e formularit A-2, Agjencia e Pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (APRIAL), do të bëjë edhe llogaritjen e pikëve finale të maturës për secilin kandidat. Lista paraprake e fituesve të universiteteve publike do të shpallet më 11 shtator./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-22 16:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›