4 milionë euro për rrjetin e universiteteve

Në këtë ceremoni u nënshkrua dhe kontrata përkatëse për krijimin e kësaj Qendre Ndëruniversitare që synon të nxisë cilësinë e menaxhimit të universiteteve, nga Ambasadori italian D’elia dhe ministri Myqerem Tafaj.
Kryeministri Berisha tha se projekti do të japë një transformim real të mundësive ekzistuese, të studentëve dhe pedagogëve tanë, duke nxitur cilësinë. Ky projekt do të mundësojë krijimin e librarisë dixhitale, aq të domosdoshme dhe do të lidhë universitetet shqiptare me të gjitha universitetet më të rëndësishme të Italisë dhe Evropës.
Gjithashtu, do të vendosë në dispozicion të gjitha sistemet dixhitale të arkivës shkencore që ekzistojnë në Evropë. Kryeministri siguroi se pas realizimit të këtij projekti që është parashikuar vetëm për universitetet publike, qeveria, së bashku me miqtë italianë, merr përsipër shtrirjen e tij edhe në universitetet private të vendit. Kryeministri vlerësoi se ky projekt është një hap i madh përpara në përpjekjen e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare për Shqipërinë dixhitale, një projekt ky, që ka ecur me shpejtësi në këto vitet e fundit.
Ndërkohë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, tha s ky projekt do të ndikojë më tej në rritjen e standardeve dhe ngritjen e mekanizmave moderne të punës në 11 institucionet universitare të vendit. Gjatë prezantimit të këtij projekti me një vlerë prej 4 milionë euro, investim i qeverisë italiane, Tafaj tha se "ngritja e Qendrës Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik do të mbështesë fuqishëm refomimin e arsimit të lartë”.
Qëllimi i projektit, sipas tij, është të rrisë cilësinë e menaxhimit të universiteteve tona, një tregues parësor për refomimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. “Përmes rrjetit akademik shqiptar dhe konkretisht Qendrës Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik, do të kemi mundësi të intensifikojmë bashkëpunimin me universitetet italiane dhe ato të vendeve të tjera. Kjo do të thotë se do të kemi shkëmbim studentësh dhe pedagogësh, bashkëpunim në kërkimin shkencor", sqaroi Tafaj, i cili nënshkroi kontratën për krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik, me një vlerë prej 1.45 milion euro me dy kampanitë fituese italiane CINECA- CASPUR, të cilat do të realizojnë projektin. /S.Ll/Start/
2011-07-22 16:34