Rikonstruktohet pika kufitare e Tushemishtit

Nishani i cilësoi këto investime tregues të një përmirësimi të vazhdueshëm të standardeve që Shqipëria po ofron në shërbim të qytetarëve të saj, e po kështu të qytetarëve të vendeve të rajonit dhe më gjerë.
“Krijimi i këtyre kushteve është një objektiv i mençur dhe një investim i mirë i taksapaguesve evropianë sepse nëpërmjet tyre ne kemi patur rastin për të bërë realitet qëllimin tonë për kufij të hapur, por të sigurt”, theksoi ai.
Në kuadër edhe të angazhimeve të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Nishani apeloi punonjësit e Policisë së Shtetit për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme etikën e komunikimit me qytetarët. “Etika është një nga elementët kryesorë të prezantimit tuaj, të Policisë së Shtetit, të institucioneve shqiptare, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj së bashku me përgjegjësinë e madhe të detyrës tuaj dhe me këto kushte që përmirësohen çdo ditë e më shumë, lind detyra që etika e komunikimit të bëhet prioritet i prioriteteve në punën e përditshme”, tha Ministri Nishani.
Kryetari i Delegacionit të BE në Tiranë Z. Ettore Sequi theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të mëtejshëm të standarteve të arritura në çdo pikë të kalimit kufitar dhe në të gjithë kufirin blu e të gjelbër të Shqipërisë. “Menaxhimi i mirë i kufirit garanton lirinë e lëvizjes së qytetarëve e njëherësh përmirëson luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe trafiqeve të tjera të paligjshme.
Rritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimi ndërinstitucional do të sjellin edhe më shumë efektivitet në menaxhimin e integruar të kufirit,-u shpreh ambasadori Sequi. Të dyja këto investime janë pjesë e Programit të BE-së CARDS 2006 ”Menaxhimi i Integruar i Kufijve”, me një vlerë prej rreth 5.500.000 euro, në kuadër të të cilit janë ndërtuar 10 Pika të Kalimit Kufitar, si dhe janë rinovuar 17 objekte të Stacioneve të Policisë Kufitare në të gjithë vendin. /S.Ll/Start/
2011-07-22 16:19