E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohen tre kosovarë, u kapën me drogë

Në pranga ranë shtetasit  A J 21- vjeç, banues në Fushë - Kosovë,  M K 21-vjeç, banues në Fushë- Kosovë si dhe F B vjeç 22, banues në Prishtinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje në vendkalimin kufitar të Muriqanit, mes shtetit shqiptar dhe të Malit të Zi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore të kufirit, pikërisht në automjetin me targa tip Audi A6 , në të cilin udhëtonin, shtetasit në fjalë, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 10.5 gram lëndë narkotike kanabis sativa, në gjendje të tharë. Sasia e drogës ishte e ndarë në tre qese të vogla plasmasi, me një peshë praj 3.5 gram secila.

Në sajë të hetimeve të bëra nga specialistët e anti-drogës në Drejtorinë e Policisë Shkodër, rezulton se sasia e lëndës narkotike e ndarë në 3 qese  të vogla farmaceotike, i përkiste tre shtetasve të arrestuar dhe dyshohet se malli ishte përgatitur për shitje. Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet, në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje lëndësh narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-07-23 09:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›