E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per polic, si t'i shpetosh skualifikimit

Kandidatet per efektive te Patrulles se Pergjithshme Speciale mund te skualifikohen nese shkelin disa rregulla qe jane caktuar me pare nga Policia e Shtetit. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime zyrtare sipas te cilave ka dy raste te perjashtimit. I pari kur aplikanti skualifikohet menjehere dhe nje kur skualifikimi i tij mund dhe te mos behet, kur kushtet e caktuara nuk jane ato te parat. Gjithashtu burimet zyrtare kane sqaruar rastet kur nje kandidat pranohet ne Policine e Shtetit, si dhe menyrat dhe shkallet qe duhet te kaloje konkurrenti per t'u rritur ne detyre, sigurisht pas mbarimit te kursit 40 javor, ku 20 jave do te jene teori e 20 te tjera do te jene praktike ne terren. Policia e shtetit nisi regjistrimet tre dite me pare per 150 vendet e reja per Patrullen, ndersa do te zgjasin nje muaj dhe do te pasohen nga testimet fizike dhe ato me shkrim, kriteret e te cilave u botuan nga gazeta "KJ" numrat e meparshem.

Burime zyrtare kane bere te ditur dhe rastet per skualifikim te menjehershem. Sipas tyre, kandidati skualifikohet ne menyre te menjehershme ne rastet kur; nuk permbush nje nga kriteret e pranimit, nuk kalon testin me shkrim, nuk kalon testin e aftesive fizike, nuk kalon kontrollin shendetesor dhe psikologjik, kur ka qene i denuar me pare per kryerjen e nje vepre penale, ka pranuar se ka kryer me pare veper penale, ka deklaruar te dhena te rreme apo ka paraqitur dokumente te falsifikuara qe kane per qellim te rrisin mundesite per punesim te aplikantit. Po keshtu, kur nga testi per perdorim droge rezulton se eshte ose ka qene perdorues droge, ose provohet se eshte regjistruar si perdorues droges ne shtate vitet e fundit, si dhe kur ka kryer nje krim ne moshe te mitur nen 14 vjec. Nderkaq qe jane bere te ditura dhe rastet kur kandidati mund te shkualifikohet pas kontrolleve. Rastet kur kandidati mund te skualifikohet, jane; kur ka kryer nje kundervajtje penale ne moshe te mitur nen 16 vjec, ka te dhena per perdorim te meparshem te drogave te paligjshme para shtate vitet e fundit, ka te dhena per perdorim te vazhdueshem te pijeve alkoolike ne masen qe ka ndikuar ne aftesine e tij per t'u kujdesur per veten e tij apo te te tjereve. Ka rekomandime, referenca dhe deklarata negative nga te tjeret, perfshire punedhenes te meparshem, ka te dhena te mjaftueshme qe tregojne se kandidati ka shprehur paragjykim ose diskriminim per arsye te etnise, gjinise, moshes, prirjes seksuale, races, fese, perkatesise politike, statusit shoqeror apo perkatesise prinderore. Gjithashtu skualifikohet kur, ka te dhena te mjaftueshme qe tregojne se kandidati ka qene apo eshte drejtpersedrejti ose terthorazi i perfshire ne veprimtari kriminale, apo kur manifeston sjellje te cilat bien ne kundershtim me Kodin e Etikes se Policise. Kandidatet pranohen ne polici, ku kalojne me sukses procesin e testimit, perfshihen ne listen e kandidateve per t'u pranuar ne Polici sipas pikeve te marra ne procesin e testimit ne rend zbrites.

A.Cena

Rastet per skualifikim te menjehershem:

a) Nuk permbush nje nga kriteret e pranimit

b) Nuk kalon testin me shkrim

c) Nuk kalon testin e aftesive fizike

c)Nuk kalon kontrollin shendetesor dhe psikologjik

d) Ka qene i denuar me pare per kryerjen e nje vepre penale

dh) Ka pranuar se ka kryer me pare veper penale

e) Ka deklaruar te dhena te rreme

e) Ka paraqitur dokumente te falsifikuara

f) Nga testi per perdorim droge rezulton se eshte ose ka qene perdorues droge ose provohet se eshte regjistruar si perdorues droge ne shtate vitet e fundit

g) Ka kryer nje krim ne moshe te mitur nen 14 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›