E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per president, sot takimi Berisha-Meta Eva Gjura

Kryesia e Partise Demokratike ne mbledhjen e mbremshme ka mandatuar grupin negociator per zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes. Ne krye te tij do te jete kryetari i mazhorances, Sali Berisha, nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi, si dhe anetari i kryesise, Edmond Spaho. Ky grup do te zhvilloje negociata me partite e tjera parlamentare, perfshire opoziten.

Nisja zyrtare e procedurave per zgjedhjen e presidentit te ri, i hap rrugen edhe takimeve qe ka paralajmeruar kryetari i mazhorances, Berisha, per te diskutuar rreth emrit te presidentit me aleatet e tij. Ne vazhden e ketyre takimeve pritet qe sot kryeministri te zhvilloje se pari, nje takim me aleatin e tij, kryetarin e LSI-se, Ilir Meta. Takimi pritet te zhvillohet ne ambientet e kryesise se Kuvendit. Pas Metes, kryetari i mazhorances, Berisha, pritet te takohet me kreret e partive te tjera aleate, Mediun dhe Idrizin, gjithashtu mbetet e hapur edhe mundesia e nje takimi me kryetarin e PS-se, Rama, pas kerkeses publike qe ai ka bere nepermjet nje letre derguar Berishes dhe krereve te partive te tjera parlamentare. Berisha, gjate gjithe kesaj kohe, ka perseritur se zgjedhja e presidentit do te jete nje proces konsensual. Kurse ka theksuar se mazhoranca i ka te gjitha potencialet per te zgjedhur kreun e ri te shtetit nga radhet e saj. Me heret, nga ana e tij, kryetari i LSI-se, Meta, ka zhvilluar nje takim me ish-kryeministrin e PS, Fatos Nano, nje nga kandidaturat e veteshpallura per president, te cilit besohet se i ka dhene mbeshtetjen e tij. Nderkohe Meta ka takuar edhe kryetarin e opozites, me te cilin ne fillim ka ngrene nje darke te fshehte ne shtepine e tij dhe me pas ka zhvilluar nje takim publik ku ka shprehur se ceshtja e presidentit eshte nje proces, per te cilin duhet konsensus.

Negociatat

Kryetari i PD-se, Berisha, tha mbreme se ky eshte nje proces i negociueshem dhe kushtetues. Sipas Berishes, procesi i negociatave do te jete transparent dhe do te zhvillohen ne ambientet e Kuvendit. Gjate fjales se tij, Berisha eshte shprehur se "perparesojme nje proces te negociueshem kushtetues, kjo vjen jashte cdo spekulimi. Kushtetuta ka germen dhe frymen shume te qarte, personi qe zgjidhet president nuk zgjidhet nga kopshti i unitetit te popullit, por nga vlerat qytetare per t'u permbajtur vlerave kushtetuese, nga integriteti politik qe e detyron t'i permbahet betimit kushtetues. Qytetaret presin qe ai t'i konsideroje te barabarte". Kreu i mazhorances, Berisha, i ka qendruar deklarates se do te propozoje nje figure te larte te PD-se, por pa perjashtuar se do te ishte i hapur edhe per nje kandidature qe te dale nga negociatat. "Jam shprehur se do te propozoj personalitete kryesore te PD-se. Ne punen time dhe vleresimin tim udhehiqem nga besimi dhe vleresimi. Bashkepunetoret e mi jane jo te pakte, disa te cilet do ta nderojne ligjin dhe Kushtetuten e vendit, burra dhe gra, qe kane investuar shume per vendin e tyre. Nuk pranoj ne kulturen time politike te demonizoj njeri. Cfare jane perfaqesuesit e larte te PD-se, armiq klase, sikunder nga ana tjeter nuk demonizoj kundershtaret e mi. Nuk mund te ecet me klishe", - eshte shprehur Berisha gjate fjales se tij. Lidhur me qendrimin e PS-se, Berisha tha se "kam informacion nga perfaqesues te PS-se se nuk do ta votojne Presidentin, Rama perdor kete moment per te bllokuar reformat. Une e pranoj nje kandidature jopolitike nga PS-ja, por kundershtari im nuk e pranon nje kandidature nga PD-ja", - u shpreh Berisha. Gjithashtu, Berisha ka vleresuar edhe emrat qe kane dale deri me tani duke u shprehur se i falenderoi ata qe kane shprehur direkt apo indirekt endrren e tyre presidenciale. "Ne vleresimin tim te palekundur, endrra presidenciale eshte me fisnikja e cdo qytetari", - u shpreh ai.

Marreveshjet me PS

Kjo maxhorance ka te gjitha potencialet per te bere vendin e Presidentit. Do te gabonte ta realizonte ne menyre te njeanshme e te mos perfshinte opoziten cka per do te thosha nje obligim te rendesishem, dhe nje detyrim qytetar dhe te gjithanshem. Procesi i zgjedhjes se Presidentit, duhet te jete negocim me te gjitha palet. Me drejtuesit kryesore te Partise Socialiste kam dy praktika. E verteta eshte se me paraardhesit e z. Rama ekzistonin jo nje por 2 marreveshje. Pavaresisht nga kundershtimet qe kemi patur, por eshte e pamohueshme qe ato jane firmosur dhe jane mbajtur ne teresine e tyre. Me z. Rama ka patur bashkepunim shume te frytshem para vitit 2009, jo ne tryeze si te meparshmet, por nepermjet ekipeve te besuara, te autorizuara, te mandatuara nga te dyja palet. Ata kane bere nje pune shume te mire. Tentativa e bere nje here me z. Rama, mund te them se ishte nje deshtim i plote. Ne arritem, nese ju kujtohet ju, ne emer te gjeneralit, por ai e hoqi te gjithe mbeshtetjen pavaresisht nga bekgraundi, vetem per ceshtje biografike dhe kjo eshte tashme e njohur. Kjo nuk me dekurajon mua qe une bashke me ju, dhe kerkoj mirekuptimin tuaj, t'i qendroj tezes per negociata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›