Denis Hasa: Menaxhimi i keq pas "Star Akademi", me ka penalizuar disi Yllka Selita
Emri i tij hyri ne boten muzikore para 6 vitesh per here te pare, kur ai sapo kishte perfunduar studimet ne France ne degen e Kantos dhe u be nje nder protagonistet e talentshout te asaj kohe "Star Akademi". Ky eshte Denis Hasa, i cili flet ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" per problemet qe kane artistet e rinj dhe per rendesine qe ka menaxhimi i talenteve. Fale deshires dhe pasionit te tij qe eshte muzika edhe pse ai ka nje profesion te dyte, thote se nuk do te largohet kurre nga kenga. Ai ka krijuar edhe nje bend te tijin, me te cilin performon ne lokalet e ndryshme live dhe qe eshte i sigurt qe do te fitoje famen qe meriton.
1- Ju e keni nisur rrugen e kenges si konkurrent ne "Star Akademi", cfare kujtoni nga ato fillime?
Me keni rikthyer 6 vite me pare...megjithate, ndjesia dhe eksperienca e perjetuar mbetet tejet pozitive. E kam konsideruar gjithmone si nje trampoline per t'u bere pjese e muzikes shqiptare. Nuk isha ngjitur ne skene kurre me pare dhe te performoja live, nderkohe qe "divat" e muzikes shqiptare performonin kudo "playback", nuk ishte e lehte. Pergjegjesia ishte e madhe, pasi ne ishim konkurrentet e edicionit te pare, kjo nuk duhet neglizhuar dhe si te tille krijuam nje imazh te ri, sollem nje epoke te re, nje mini-revolucion muzikor...
2- Me pas ju u aktivizuat edhe ne festivale, cili eshte kompozitori juaj i preferuar?
Jam aktivizuar ne te gjitha festivalet shqiptare, madje edhe ne Kosove, por kam dale vetem dy here finalist. Jam krenar, sepse ne keto dy finale kam performuar live. Ne kemi kompozitore te mire, por problemi qendron se jane shume te rralle ata qe dine te kompozojne per ty, duke u bazuar ne personalitetin, vokalin dhe stilin e kengetarit. Tashme ky proces, sikurse shume te tjere, jane kthyer ne biznes dhe nuk kompozohet me me pasion. Jane futur ritme dhe stile te reja edhe pse denigruese, por fundja keto jane kerkesat e tregut.
3- Se fundmi duket se i keni munguar disi skenave te festivaleve, pse?
Jam shkeputur prej nje viti nga tre festivalet shqiptare dhe do te qendroj i shkeputur per disa kohe. Ne momentin qe do te rifitoj besimin e humbur do te behem pjese e tyre. Por, nderkohe, jam aktivizuar ne disa spektakle televizive, vazhdoj te jem pjese e shume emisioneve televizive, pra i kam munguar festivaleve, por jo ekranit.
4- Sot zhvillohen spektakle te tjera qe jane ne kerkim te talenteve te reja. Cfare mendimi keni per keto lloj formatesh?
Kam ndjekur dhe vazhdoj t'i ndjek me deshire, kureshtje dhe i kam mbeshtetur, sepse vertet meritojne mbeshtetjen tone. Jam fans i disa zerave te rinj dhe e pohoj kete fakt pa komplekse. Formate te tilla ekzistojne ne te gjitha vendet perendimore. Sekreti eshte tek menaxhimi pas perfundimit te spektaklit. Une kam pasur menaxhim te keq pas "Star Akademi" dhe kjo gje me ka penalizuar shume ne karrieren time. Shpresoj te mos i ndodhe i njejti fenomen ketyre talenteve sot, pasi ne Shqiperi ka shume pak menaxhere te mirefillte dhe zakonisht keto te fundit menaxhojne zera femerore. Arsyeja kuptohet besoj...
5- Ju jeni i martuar dhe keni nje femije, keni menduar se cfare do te behet ai kur te rritet?
Loic, eshte vetem 3 vjec ndaj eshte shume heret per te menduar karrieren e tij. Gjithsesi nje gje ju garantoj, se do te pranoj deshirat dhe pasionet e tij duke i qendruar prane dhe duke e inkurajuar. Nuk do te kisha deshire te merrej me art edhe pse arrij te dalloj ne personalitetin e tij, nje shpirt artistik. Do te preferoja te kishte prirje ne shkencat ekzakte, gje te cilen une personalisht nuk e kam pasur kurre. Gjithsesi, koha eshte ajo qe na ben te kuptojme, pranojme dhe mbeshtesim edhe pse besoj fuqishem, se nje pjese e konsiderueshme e "femijes se rritur" realizohet nga ndikimi dhe perkushtimi i prindit ndaj femijes.
6- Po ju Denis me cfare po merreni momentalisht?
Aktualisht punoj ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve ne Sektorin e Problemeve Shoqerore. Eshte profesioni im i dyte ky. Sigurisht qe kaloj pjesen me te madhe te kohes sime ku impenjohem me shume seriozitet e rigorozitet. Njekohesisht vazhdoj te investoj ne karrieren time artistike. Kam krijuar grupin tim "Denis Hasa Band" dhe kemi filluar te performojme LIVE ne disa pub-e me nje repertor pop-rock. Grupi perbehet nga 5 muzikante perfshire edhe mua; Ledio, Tani, Edisoni dhe Jurgeni. Per momentin i jam perkushtuar muzikes LIVE dhe do te vazhdoj te merrem vetem me te.
8- Jeni nder ata kengetare qe nuk kane shume klipe, por, gjithsesi, jeni shume aktiv ne performancat live, pse kjo zgjedhje?
Une kam krijuar nje familje timen, per te cilen kam investuar shume. I kam dhene asaj prioritet, pasi te kesh nje familje me parime te shendetshme kerkon shume perkushtim. Kjo eshte e vetmja arsye, per te cilen nuk kam investuar si shume kengetare te tjere. Sigurisht qe kam kohe qe planifikoj te hidhem ne tregun muzikor nepermjet lancimit te videoklipeve, por nuk ka qene momenti i duhur deri tani. Kjo ben pjese ne planifikimet e mia afatshkurtra, gjithsesi dhe shpresoj te realizohet brenda pak koheve.
9- Cfare do t'u keshillonit te rinjve qe duan te behen pjese e botes se muzikes, meqenese ju jeni nje nga ata qe keni ardhur nga nje spektakel talentesh?
Te bejne shume kujdes me pjesen e menaxhimit. T'i drejtohen domosdoshmerish nje avokati perpara se te firmosin kontraten dhe te jene skeptike ndaj buzeqeshjeve hipokrite, sepse me besoni nga eksperienca personale, qe buzeqeshjet e sinqerta nuk ekzistojne ne art. Ka vetem interesa. Te ndjekin pasionin e tyre, por te mos dekurajohen nga pengesat e shumta qe do te hasin, sepse klanet tashme jane krijuar dhe askush nuk t'u jape ate qe te takon. Te mos i perjetojne zhgenjimet si deshtime personale, por te behen me te forte ndaj padrejtesive. Te me ndjeni, nuk jane nota pesimizmi, por keto jane "bemolat" e te qenit "artist i ri".
10- Ju Denis keni studiuar per...?
Kam studiuar per muzike ne France ne degen e Kantos. Gjithashtu, gjate kohes se rikthimit ne Shqiperi, qe nga viti 2006, jam diplomuar edhe ne Shkenca Sociale.
11- Mendoni se nje dite do te hiqni dore nga muzika per t'u marre vetem me profesionin tuaj?
E pamundur... muzika rrjedh ne damaret njekohesisht ne gjakun tim. Te mos kendoj eshte njesoj si te mos jetoj. Muzika do te jete gjithmone paralel me profesionin tim te dyte, nese do te vazhdoj ta ushtroj ate. Une kam nje backround, formim muzikor dhe ndjehem me fat qe kam dy profesione te fushave te ndryshme. Por ju garantoj se muzika do te jete pjese e pandare e jetes sime.
12- Cilat jane projektet tuaja per sezonin qe sapo ka filluar?
Performancat LIVE me "Denis Hasa Band". Ky grup duhet te fitoje famen qe meriton dhe jam i bindur se kjo do te ndodhe. Fillimet jane gjithmone pak te veshtira, por premisat duken pozitive. Jam i sigurt ne suksesin tone.