E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan goditet shefi i Al Kaedes

Shefi i operacioneve të Al Kaedës në Pakistan, sauditi Abu Hafs al-Shahri ka mbetur i vrarë, njoftuan zytarë të lartë amerikanë. Terroristi është vrarë në zonën e Vaziristanit nga një raketë e lëshuar prej një avioni të telekomanduar amerikan. Lajmi nuk konfirmohet nga burime të pavarura, por zona e trazuar e Vaziristanit shpeshherë është objekti i sulmeve të tilla.

Shahri njihej edhe si unaza lidhëse mes talibanëve pakistanezë dhe Al Kaedës për operacione të përbashkëta. Ndërkohë, po në Pakistan, në një fshat kufitar me Afganistanin, funerali i një lideri tribal është bërë shënjestër e një sulmi vetëvrasës, që ka lënë pas 20 të vdekur dhe 45 të plagosur. Një pjesë e banorëve të fshatit i përkisnin milicisë që lufton talibanët, dhe mendohet të kenë qenë ata objektivi i sulmit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›