E Diel, 1 Nëntor 2026

FBI nderhyrje ne jeten private te VIP-ave

FBI nisi hetimet për ndërhyrjet pirate në telefonat apo kompjuterët e personave të famshëm, fotot e të cilëve janë publikuar nga hakerat në faqe të ndryshme gosip në internet. E fundit nga lista VIP që u prek nga publikimi i fotove personale është aktorja Skarlet Xhohanson, një foto nudo e së cilës është shfaqur në internet, e vjedhur nga celulari i saj.

Sic njoftojnë rrjetet e lajmeve Gosip on line, FBI po heton për persona apo grupe që janë përgjegjës për një seri ndërhyrjesh në kompjuterat e figurave të profilit të lartë.

Mila Kunis gjithashtu është vjedhur në fondin e fotove personale sikundër edhe bashkëpunëtori i saj në "Friends with Benefits", Xhastin Timberleik. Fotot e tyre janë publikuar në internet ndërsa më herët edhe Xhesika Alba denoncoi një vjedhje të tillë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›