E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara presidenciale, Topi: Do të rikandidoja nëse do të zgjidhte populli

Durrës- Kreu i shtetit Bamir Topi është shprehur se do të ishte pjesë e garës presidenciale në rast se ky post do të zgjidhej nga populli. Në të kundërt ai ripërsëriti deklaratën e tij se nuk do të rikandidaonte më për postin e presidentit.

Ndër të tjera presidenti Topi iu përgjigj deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Berisha, duke i rikujtuar atij se Presidenca është një institucion Kushtetues, dhe jo apendiks politik. Duke shtuar se reformat varen nga bashkëpunimi mes forcave politike në vend dhe deklaratat e kryeministrit ishin të nxitura.

Përsa i perket partisë së re, që është diskutuar shumë kohet e fundit në media, presidenti Topi ka deklaruar se ky është një problem i atyre që diçka e tillë u është kthyer në fiksim. Pasi sipas presidentit ai s’ka folur për parti të re.

Këto deklarata presidenti Bamir Topi i bëri gjatë takimit me drejtues socialist në Kavajë dhe Durrës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Presidenti Topi, viziton Gjirokastrën Gjirokastër- Presidenti i Republikës Bamir Topi do të vizitojë këto...
  2. Topi, keqardhje për “plehrat” TiranëPresidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka reagur sot ndaj rrëzimit...
  3. Festa e Hashures, presidenti Topi uron besimtarët Tiranë- Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi ka shprehur urimet...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›