E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: PD është partia më demokratike në vend

Koalicioni do tu japë shqiptarëve nëpërmjet reformave të thella statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kjo ishte deklarata e përbashkët e Berishës dhe Metës pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit PD-LSI, që u cilësuar si koalicioni i integrimit.

Sot, tre vite më shumë pas kësaj marrëveshje, kreu i LSI-së Ilir Meta deklaron se liberalizimi i vizave është një arritje e madhe ndërsa për statusin kandidat ai shtoi se për këtë fajin e ka opozita. Meta gjithashtu tha se procesi i zgjerimit po zhvillohet në kushte jo të favorshme.

Lidhur me koalicionin, Meta deklaroi se ai ka funksionuar dhe përtej parashikimeve. Kreu i LSI-së shtoi se ka ende potenciale të pashfrytëzuar duke lënë të kuptohet se këto dy parti do të shkojë bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje Meta shprehur vlerësime me superlativa për PD-në duke e konsideruar atë si partinë më demokratike në vend.

Koalicioni ka funksionuar shumë më mirë se sa pritej. Por mendoj se ka ende potenciale të pashfrytëzuara për të qenë sa më efikase në drejtim të qeverisjes dhe rezultateve elektorale, zgjedhjet e 8 majit ishin një provë e rëndësishme dhe tregun se ky koalicion përfaqëson bindshëm mazhorancën e popullit shqiptar, u shpreh Meta gjatë një interviste për Ora News.

Sa i takon zgjedhjes së presidenti, ai nënvizoi se ky debat është i parakohshëm. Por Meta u shpreh i vetëdijshëm se katër deputet e LSI-së do të jenë një numër deciziv por jo përcaktues në emrin e presidentit të ri.

Për çështjen e presidentit ka të bëjë me vlerësimin tonë. Do të diskutohet në fund të muajit qershor dhe do të zgjidhet gjatë muajit korrik. Nuk duam të bëhemi pjesë e spekulimeve por do të jemi pjesë e zgjidhjes. Mendoj se nga mazhoranca pa përjashtuar asnjë forcë politike ka shumë emra që mund ta kryenin këtë detyrë, tha Meta.

Për vetëkandidimin e Nanos, Meta nuk shprehur asnjë lloj entuziazmi. Kemi detyrim që këtë çështje ta diskutojmë me PD-në, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›