Kapen 700 kg kanabis në portin e Durrësit
Në portin e Durrësit para pak orësh është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge.
Bëhet fjalë për një sasi prej 700 kg kanabis, e cila ishte e fshehur në një kamion.
Nga informacionet e para mësohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti fshin, Italia.
Policia ende nuk ka bërë të ditur se sa është numri i personave të implikuar në këtë trafik ndërkombëtar droge.
Po sot, në Sarandë është sekuestruar një sasi prej 283 kg kanabis duke bërë që sasia e kapur nga policia vetëm në një ditë të kaloi mbi 1 ton.