E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Koalicioni PD-LSI, më mirë nga se pritej

Koalicioni do tu japë shqiptarëve nëpërmjet reformave të thella statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kjo ishte deklarata e përbashkët e Berishës dhe Metës pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit PD-LSI me 2 shtator të vitit 2009, katër muaj pas paraqitjes së kërkesës për statusin.

Sot, tre vite më shumë pas kësaj marrëveshjes së “koalicioni të integrimit”, kreu i LSI-së Ilir Meta deklaron se për statusin kandidat fajin e ka opozita dhe shtoi se procesi i zgjerimit po zhvillohet në kushte jo të favorshme.

Pavarësisht kësaj, Meta deklaroi se koalicioni ka funksionuar dhe përtej parashikimeve. Majde tha ai, ka ende potenciale të pashfrytëzuar duke lënë të kuptohet se këto dy parti do të shkojnë bashkë për herë të parë dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Koalicioni ka funksionuar shumë më mirë nga se pritej. Por mendoj se ka ende potenciale të pashfrytëzuara për të qenë sa më efikase në drejtim të qeverisjes dhe rezultateve elektorale, zgjedhjet e 8 majit ishin një provë e rëndësishme dhe tregun se ky koalicion përfaqëson bindshëm mazhorancën e popullit shqiptar, u shpreh Meta gjatë një interviste për Ora News.

Meta më tej tha se LSI është forcuar nga koalicioni me LSI dhe kjo sipas tij u tregua dhe me rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit. ”Zgjedhjet e 8 majit njëkohësisht treguan, pavarësisht parashikimeve apo pretendimeve se Lëvizja Socialiste për Integrim do të humbiste votat e saj duke bërë koalicion me Partinë Demokratike, por Lëvizja Socialiste për Integrim tregoi një rritje shumë të konsiderueshme në njësinë e kohës. Pra, mori gati 50 për qind më shumë të votave sesa mbërriti në vitin 2009 dhe ky është një trend që vazhdon edhe sot”.

Sa i takon zgjedhjes së presidenti, ai nënvizoi se ky debat është i parakohshëm. Por Meta u shpreh i vetëdijshëm se katër deputet e LSI-së do të jenë një numër deciziv por jo përcaktues në emrin e presidentit të ri.

Për çështjen e presidentit ka të bëjë me vlerësimin tonë. Do të diskutohet në fund të muajit qershor dhe do të zgjidhet gjatë muajit korrik. Nuk duam të bëhemi pjesë e spekulimeve por do të jemi pjesë e zgjidhjes. Mendoj se nga mazhoranca pa përjashtuar asnjë forcë politike ka shumë emra që mund ta kryenin këtë detyrë, tha Meta.

Për vetëkandidimin e Nanos, Meta nuk shprehu asnjë lloj entuziazmi. Kemi detyrim që këtë çështje ta diskutojmë me PD-në, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›