E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia bisedime për kufijtë, Prishtina kundër

Serbia ka depozituar në Bruksel kërkesën për të futur në dialog me Kosovën çështjen e pikave kufitare 1 dhe 31.

Sipas kërkesës Beogradi zyrtar kërkon që doganierët dhe policët kufitarë të mos jenë në pikat kufitare, dhe të ardhurat nga taksat doganore të mos depozitohen në buxhetin e Kosovës.
 

"Koha ditore" thekson se Serbia ka kërcënuar se nuk mund të zhvillohet një raund i ri i dialogut pa i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.
 

Ndërkohë autoritetet e kosovare kanë mohuar mundësinë që kjo temë të bisedohet.
 

Edita Tahiri shefja e delegacionit kosovar në bisedime, theksoi se nuk do të diskutohet me asnjë për sistemin e brendshëm shtetëror.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›