E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara republikane Mit Romney kryeson sondazhet

Një dite para zgjedhjeve në shtetin e Floridas kandidati i republikanëve për garen presidenciale , Mitt Romney, thelloi avantazhin ndaj rivalit të tij kryesor brenda partisë, Njut Gingrich. Sipas sondazheve të fundit ish-guvernatori i Masaçusets është 12 pikë përpara ish-Kryetarit të Kongresit Amerikan. Dy kandidatët e tjerë potencialë për president, Ron Paul dhe Rick Santorum, kanë braktisur fushatën elektorale në Florida, për shkak të mbështetësve të pakët që kishin në këtë shtet, duke bërë që gara të marrë tiparet e një beteje kokë më kokë. Zgjedhjet primare do të mbahen edhe në muajt në vazhdim, ku do të kulmojnë me konventën e gushtit. Fituesi midis katër kandidatëve të mbetur do të sfidojë presidentin Barack Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Përzgjedhja e kandidatit republikan përfundon atëherë kur, ai fiton matematikisht mbi gjysmën e votave të përgjithshme të delegatëve partiakë ose kur të gjithë rivalët e tjerë tërhiqen nga gara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›