E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara zgjedhore në SHBA, Romney lë pas Gingrich

Sondazhet e zhvilluara në Florida shkëputin me nëntë pikë më lart nga rivali i tij Neët Gingrich, kandidati republikan Mitt Romney.
Kandidatët po zhvillojnë fushatë në një shtet kyc përpara mbajtjes së zgjedhjeve primare javën e ardhshme.

Kuotat e zotit Romney u rritën një ditë pasi ai detyroi zotin Gingrich që të mbrohej në një debat televiziv kokë më kokë.

Kandidati fitues mes republikanëve do të përballet me presidentin Barack Obama për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në muajin nëntor. Një sondazh i kryer nga Quinnipiac University dhe i publikuar të premten e vendoste zotin Romney në 38 për qind, kundrejt 29 për qind të zotit Gingrich.

Edhe një sondazh tjetër i kryer nga Sunshine State Neës e nxjerr zotin Romney 9 pikë më lart se rivali i tij, konkretisht 40 kundër 31 për qind.

Megjithatë, një sondazh kombëtar i bërë nga Gallup tregon se ish-guvernatori i Masacusetsit kryeson ndaj ish-kryetarit të Dhomës vetëm me 8 për qind.

Ndërkohë, ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum dhe kongresmeni i Teksasit Ron Paul ndodhen shumë mbrapa dy kandidatëve të mësipërm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›