E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti nuk ka qene ne gjendje te permbushe rolin e tij kushtetues si garant i konsensusit

11-11-2010 / Redaksionale

Duke e vene theksin vecanerisht tek situata politike e koheve te fundit komisionari per zgjerim te BE-se Z. Stefan Fule sqaroi publikisht se nje nga arsyet e vendimit per shtyrjen e marrjes se Statusit-kandidat per Shqiperine sipas tij te dyja palet politike jane pergjegjese per ngercin e krijuar politik. Padyshim kur per plotesimin e kritereve duhej vetem permbushje e kritereve teknike nga qeveria ne i morem vizat ndersa per plotesimin e statusit kandidat kritere politike kerkohen edhe nga opozita dhe ne ketu nuk jemi te suksesshem.
Kesisoj shtyrja e marrjes se statusit-kandidat eshte dhurata me e pacmuar qe Rama dhe opozita e tij u ben qytetareve. Ne te gjithe redaksite e gazetave nuk kishte asnje iluzion se vendi do te merrte statusin-kandidat kur PS-ja dhe e gjithe opozita e grusht-bashkuar snjihte rezultatin e zgjedhjeve te certifikuara nga nderkombetaret dhe noterizuar nga 20 mije komisionare socialiste qe nuk voton ligjet ne kuvend qe braktis oden e demokracise parlamentare sikur te ishte mejhane pijanecesh profesioniste qe paralajmeron protesta te dhunshme per rrezimin ultimativ te qeverise etj. Interesat e Edvinit jane per te mbajtur fronin e PS-se duke tensionuar klimen sociale nepermjet radikalizimit te qendrimeve dhe per tu konfrontuar me qeverine Berisha me barrikada njerezore si menyra e vetme per tju shmangur pergjegjesite se humbjes se zgjedhjeve dhe gjetjes se alibise se madhe cka penalizon dukshem integrimin europian. Kuptohet vetiu se raporti i Komisionit Europian eshte i argumentuar mire sepse ka diagnostikuar te gjitha viruset e sistemit te qeverisjes shqiptare ne 11 pika. Komisionari i BE-se Fule ne konferencen e tij per shtyp ne Bruksel tha se prioritetet qe e penalizuan Shqiperine nga shtyrja e marrjes se statusit si vend kandidat per vitin e ardhshem jane ngerci politik dhe mosfunksionimi dhe mos-reformimi ne nivelin e pritshem i sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Per kete pike raporti i BE-se stigmatizon veprimin dhe mosveprimet e Presidentit Topi. Raporti thekson se ne disa ceshtje te medha te debatit publik perfshire krizen politike qe nga 2009-a roli efektiv i Presidentit te Republikes ka mbetur i kufizuar. Ne 2010-n disa emerime te propozuara nga Presidenti per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte nuk e kane marre miratimin e Parlamentit. Si dhe presidenti nuk ka qene ne gjendje te permbushe rolin e tij kushtetues si garant i konsensusit promovues i dialogut dhe i kompromisit te paleve.
Ne haracin qe qytetaret duhet te paguajne te pakten edhe per nje vit deri ne marrjen e statusit si vend kandidat per ne BE eshte padyshim mos-kontributi i Presidentit Bamir Topi. Ne krye te Keshillit te Larte te Drejtesise po per me teper me cilesine e Kreut te Shtetit ai asnjehere nuk ka ndermarre as iniciativen me te vogel per venien e reformes se drejtesise ne brazdat qe e kerkojne nderkombetaret. Nuk eshte faji i qeverise nese reforma ne drejtesi kushtezohet nga gustot majtise te Presidentit. Boll te kemi parasysh dekorimin e prokurorit jakobin Skender Breca dhe propozimet e shume gjyqtareve te implikuar ne gjyqet politike komuniste
Ndaj ne si gazete 55 jemi shume sensibel ndaj reformes se drejtesise dhe ndarjes se pushteteve ne nje vend demokratik. Fatkeqesisht ka 20 vjet qe drejtesia shqiptare eshte nje monopol i padiskutueshem i nje drejtesie me fryme e tipare jakobine. Parasysh na vijne propozimet e atyre qe ne diktature me drejtesi jakobine gjykuan pa nder dhe penalizuan qytetaret e pafajshem. Kjo e sotmja eshte nje drejtesi e kapur me tender dhe prape pas 20 vjetesh eshte monopol i atyre/ose i asaj mendesie cinike pse juridike ne sensin jakobin. Prandaj penalizohemi padrejtesisht kur kemi nje president qe nuk eshte ne gjendje te permbushe rolin e tij kushtetues.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›