Garancia/Numërim dhe identifikim elektronik
19/10/2011 Opozita e Bashkuar e hapur për bisedime për sistemin zgjedhor
Opozita e Bashkuar nënshkroi dje në parim platformën e propozimeve në funksion të reformës zgjedhore. Nëse për sistemin zgjedhor partitë e majta do të jenë të hapura për bisedime me palën kundërshtare, e kundërta ndodh për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve. Kjo pasi për këtë pjesë të reformës zgjedhore kampi opozitar kërkon garanci të plota nga mazhoranca qeverisëse. Kështu, të mbledhur dje në mesditë, partitë e majta pjesë e Opozitës së Bashkuar hartuan platformën e tyre të përbërë prej katër pikash, me inkuadrimin e pozicionit ndaj një çështjeje kaq të rëndësishme, i kërkojnë kampit të djathtë të ulet në tryezën e bisedimeve.
Platforma
Partitë e majta kërkojnë nga kundërshtari politik garanci për administrimin dhe arbitrimin e zgjedhjeve. Aleatët e majtë nënshkruan dje një platformë me katër pika, që përbëjnë dhe kornizën e përgjithshme në të cilën ato synojnë të përqendrohet puna për reformën zgjedhore. Kjo platformë prek piketat kryesore të një reforme të tillë, e cila nis me kërkesën për ndryshimin në sistemin e zgjedhjeve, në respektimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it, garancitë për administrimin dhe arbitrimin e zgjedhjeve. Ndërkohë që në parim kampi opozitar shprehet i hapur për të hyrë në bisedime lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se nga ana e tyre është parë si i përshtatshëm për vendin tonë një sistem proporcional i korrektuar. Kjo gatishmëri për bisedime nuk ndodh për tri pikat e tjera. Në këtë mënyrë, sa i takon administrimit dhe arbitrimit të zgjedhjeve, garancitë që kërkon ky kamp kanë të bëjnë pikërisht me rishikimin e pozicioneve të institucioneve të ngarkuara me ligj për shqyrtimin dhe certifikimin e zgjedhjeve, siç janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor. Gjithashtu, në këtë funksion, partitë pjesë e Opozitës së Bashkuar, duke synuar realizimin e këtyre garancive kërkojnë ndërhyrje në mënyrën se si zhvillohet procesi zgjedhor. Për të bërë të mundur eliminimin e manipulimeve gjatë procesit zgjedhor, e majta kërkon ndërhyrje në mënyrën e identifikimit të votuesve dhe të numërimit të votave. Për këtë arsye, pritet që opozita të formalizojë kërkesën e saj për identifikimin elektronik të votuesve, si dhe në numërimin elektronik të votave.
Takimi
Opozita e Bashkuar do të bëjë publike gjatë këtyre ditëve platformën e saj për reformën zgjedhore. Ndërkohë që të katër piketat në të cilat është përqendruar pozicioni i saj mbi këtë çështje, do të mund të paraqiten për palën kundërshtare nga ana e Partisë Socialiste. Kjo për vetë faktin se do të jenë dy deputetët e saj, të mandatuar për nisjen e bisedimeve me shumicën parlamentare, ata të cilët do të përfaqësojnë Opozitën e Bashkuar në negociatat për ndryshimet në reformë.
Skënder Gjinushi
“Tema e reformës zgjedhore ishte një ndër pikat kyçe të diskutimit të opozitës sot dhe opozita do të paraqesë platformën e saj për konceptin e reformës zgjedhore, e cila duhet të shtrihet në katër plane kryesore: në garancitë politike dhe administrative, në garancitë infrastrukturore, në rregullimet që duhen bërë në Kodin Zgjedhor dhe në përmirësime të sistemit zgjedhor.”
Spartak Ngjela
“U diskutuan të gjitha aspektet, identiteti i individit, administrimi edhe problemet e tjera që dalin nga KQZ. Sidomos problemin e arbitrit, gjykatësit të zgjedhjeve, e pamë me sy të veçantë. Do i paraqesim platformën mazhorancës, që sigurisht do refuzohet. Në vitin 2009 ato kishin dyshime kur ne kërkuam kutitë, më 20011 u tregua vjedhja. Kështu nuk hyhet në Evropë.”
Pjesëmarrja
Në tryezën e zhvilluar dje morën pjesë kryetari i PS-së, Edi Rama; ai PSD-së, Skënder Gjinushi; kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela; kryetari i PSV 91, Petro Koçi dhe politikani Preç Zogaj. Ndërkohë nga Partia Demokracia Sociale dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, morën pjesë përfaqësues të tyre dhe jo krerët partiakë.
Përballja
Vendi ku u organizua tryeza e partive të Opozitës së Bashkuar u shfrytëzua dhe për një përballje të ish-kandidatëve për kryetar të bashkisë së Tiranës. Kjo për vetë faktin se pothuajse në të njëjtën kohë si kreu socialist Rama, ashtu dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur Lulëzim Basha u gjendën në të njëjtin ambient në takimet e tyre respektive.
Pikat ku bazohet platforma e opozitës për reformën
1. Masa të karakterit politik, organizativ e administrativ për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Garantimi i zgjedhjeve të standardeve kërkon zhvillimin e tyre në kushtet e barazisë së plotë, politike e organizative, për pasojë kërkon mbi të gjitha eliminimin e çdo vullneti politik për të manipuluar e deformuar zgjedhjet, evitimin e ndikimit në zgjedhje të çdo përpjekje a tendence për njëanshmëri, paritet e akses të plotë të palëve në organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve çka do të thotë se institucionet dhe organet e organizimit, përgatitjes e të administrimit të zgjedhjeve apo, që kanë rol të drejtpërdrejt në ecurinë e zgjedhjeve, si KQZ, KZ, KKRT, TVSH, të mos jenë në kontrollin e asnjë pale.
2. Masa të karakterit infrastrukturor.
Një nga mënyrat për të minimizuar dukuritë dhe tendencat negative në zgjedhje si mos respektimi i fshehtësisë së votës, votimi i shumëfishtë e familjar, mbushja arbitrare e kutive, dublimet në lista etj, është futja e teknologjisë së përparuar.
3. Përmirësime në Kodin Zgjedhor e në ligje të tjera që lidhen me zgjedhjet.
Raportet e OSBE/ODHIR dhe vetë përvoja jonë kanë nxjerr në pah nevojën e një sërë përmirësimesh nëpërmjet amendimeve në Kodin Zgjedhor e në kuadrin ligjor, me synim, reflektimin e rekomandimeve të këtyre raporteve apo hedhjen e bazës ligjore për realizimin e tyre.
4. Përmirësim i sistemit zgjedhor
Sistemi zgjedhor ka qenë gjithmonë objekt debati para çdo sezoni zgjedhor. Por ne mendojmë se ai ska nevojë të ndryshohet në Kushtetutë, por të korrektohet në mënyrë kombëtare.