Bankat, ende dorështrënguara me kushtet për dhënien e kredive
19/10/2011 Rezultatet e vrojtimit për tre muajt e mbetur të vitit. Pritet ulje e interesave për kreditë
Bankat kanë mbajtur të shtrënguara standardet e kreditimit për bizneset dhe individët edhe në 3-mujorin e tretë të vitit. Ky është vetëm një nga rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditor të kryer nga Banka e Shqipërisë. E njëjta situatë paraqitet edhe për 3-mujorin e katërt të vitit 2011. Ekspertët bankarë presin që standardet e kredisë për bizneset në total të vijojnë të jenë të shtrënguara veçanërisht për bizneset e mëdha, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pritet që ato të lehtësohen disi. Ndërsa për individët, standardet e kredisë pritet të qëndrojnë të shtrënguara. Kërkesa për kredi, në të gjitha segmentet, u vlerësua negativisht në 3-mujorin e tretë të vitit 2011. Por, pritjet për kërkesën e bizneseve dhe të individëve për kredi, për 3-mujorin e katërt të vitit 2011, janë pozitive dhe më të larta krahasuar me nivelet e regjistruara deri tani gjatë këtij viti. Ndër faktorët me kontributin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë për bizneset, gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2011, janë gjendja e huave me probleme në sistemin bankar dhe situata makroekonomike në vend. Shtrëngimi i standardeve u aplikua si për ndërmarrjet e vogla e të mesme, ashtu edhe për ndërmarrjet e mëdha. Për sa ju takon individëve, ekspertët e bankave kanë vlerësuar se gjendja e likuiditetit, huatë me probleme, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme ndikuan në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë. Standardet e kredisë dhënë individëve u shtrënguan më shumë për kreditë me qëllim financimin e konsumit, se ato për blerjen e banesës. Kredia për ekonominë është rritur në tetë muajt e parë të vitit me rreth 12.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kërkesa për kredi
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011, kërkesa e individëve për kredi është vlerësuar në rënie nga ekspertët e bankave. Gjatë këtij tremujori, kërkesa për kredi me qëllim financimin e konsumit dhe ajo për blerje banese u përkeqësuan.
Shkaku i rënies
Faktorët që kanë ndikuar në rënien e kërkesës për kredi janë vlerësuar të jenë zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe mundësia e financimit me burime alternative. Nevoja për financimin e banesës dhe besimi konsumator janë rritur në tremujorin e tretë të vitit.
Kredia sipas monedhës
Për tremujorin e katërt të vitit 2011, ekspertët e bankave presin një rritje të lehtë të aktivitetit kreditues në lekë dhe rënie të aktivitetit kreditues në valutë. Ekspertët sinjalizojnë ulje të normave të interesit mbi kreditë në tremujorin e katërt 2011, si në lekë, ashtu dhe në valutë.