E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e barazisë gjinore mbetet e papërfunduar

Në fushën e barazisë gjinore, raporti i përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri thotë se ligji për këtë çështje konkrete, i miratuar në vitin 2008, ndihmoi në integrimin e perspektivës gjinore në politikat publike, duke parashikuar ngritjen e Këshillit Kombëtar për Barazinë Gjinore dhe sistemin e kuotës prej 30% për të dyja gjinitë në institucionet legjislative, ekzekutive e gjyqësore dhe në të gjitha institucionet e tjera publike, përfshirë organet e tyre drejtuese, si dhe kuotën prej 30% gra në kandidaturat për deputetë të Kuvendit. "Dobësitë e ligjit në lidhje me kuotat gjinore në zgjedhje u përmendën më sipër. Megjithëse aktet nënligjore parashikojnë emërimin e pikave fokale për barazinë gjinore në çdo ministri, e sidomos në nivelin e qeverisë vendore, ende mungojnë procedurat e duhura të rekrutimit dhe, si rezultat, institucionalizimi i pikave fokale për barazinë gjinore mbetet i papërfunduar", thotë raporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›