“Garantimi i së drejtës së votës është detyrim dhe jo privilegj që e administron politika"
Letër e hapur në mbështetje të grevës së urisë së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Drejtuar:
- Presidentit të Republikës, Zotit Bamir Topi
- Kryetares së Kuvendit, Zonjës Jozefina Topalli
- Kryeministrit, Zotit Sali Berisha
- Kryetarit të PS, Zotit Edi Rama
- Ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE
Të nderuar Zonja e Zotërinj,
Ne, një grup intelektualësh, pedagogësh, gazetarësh, artistësh, njerëz të kulturës e letrave;
Të shqetësuar thellësisht për zhvillimet aktuale në vend, veçanërisht për krizën politike si pasojë e mungesës së konsensusit të gjerë për reformën zgjedhore;
Duke dëshiruar që procesi i reformës zgjedhore të japë garanci, se zgjedhjet e vitit 2009 do të jenë të lira e të ndershme;
Të bindur se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për respektimin e institucionit të votës së lirë dhe, si pasojë, edhe të konsolidimit të sistemit demokratik, një kusht i domosdoshëm për përparimin e vendit në proceset integruese;
Duke vlerësuar se kërkesat e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar, të OSBE/ODIHR, të BE dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtare për të realizuar një reformë gjithëpërfshirëse e transparente zgjedhore, që njeh realitetet politike dhe që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të merren parasysh nga partitë PD e PS, hartuese të Kodit të ri Zgjedhor;
Me kuptim të plotë se vendi ka nevojë për stabilitet politik, stabilitet që garantohet nga cilësi dhe standarde të larta demokratike, nga konkurrimi i ndershëm, nga respektimi i të drejtave të zgjedhjes e për t’u zgjedhur:
Me përgjegjësi të lartë qytetare si shtetas të përgjegjshëm ndaj zhvillimeve themelore politike në vend;
Të ndërgjegjshëm se sakrifica sublime e deputetëve ka të bëjë me liritë themelore njerëzore të çdo qytetari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur;
Se, si intelektualë, për ne liria është në themelin e integritetit tonë njerëzor e profesional dhe se lirinë tonë e administrojmë me vullnetin tonë të lirë;
Mbështesim sot qëllimin e grevës së urisë së 10 deputetëve të parlamentit shqiptar për të hartuar një Kod Zgjedhor të gjithëpërfshirjes dhe të mundësive të barabarta të partive politike në konkurrimet zgjedhore, të sanksionuar edhe në dokumente themelore të OSBE, konkretisht në dokumentin për Konferencën e Kopenhagës për dimensionin njerëzor të OSBE, neni 7.6;
Ju kërkojmë Ju, zoti President, si përfaqësues mbipartiak i Unitetit të Popullit, dhe si garantues i zbatimit të Kushtetutës së këtij vendi, të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë politike, në përputhje me frymën e lirive e të drejtave të sanksionuara në Ligjin Themelor të Shtetit;
I kërkojmë partive politike, veçanërisht PD e PS, të tregohen të përgjegjshme se garantimi i të drejtës, vlerës dhe barazisë së votës së qytetarëve është detyrim i tyre ndaj qytetarëve, dhe jo privilegj që e administron politika;
I drejtohemi komunitetit ndërkombëtar, përfaqësuesve të OSBE/ODIHR, BE dhe SHBA, duke i kërkuar të mbajnë qëndrime të qarta e parimore në drejtim të garantimit të vlerave të gjithëpërfshirjes dhe konkurrimit të barabartë politik, si një e drejtë, vlerë dhe standard themelor për vendet e qytetëruara e demokratike.
Firmosësit
Alfred Moisiu
Prof. Dr. Rexhep Meidani
Dritëro Agolli
Prof. Dr. Sabit Brokaj
Prof. Dr. Limoz Dizdari
Prof. Dr. Ylli Popa
Tinka Kurti
Drita Pelingu
Kujtim Çashku
Frrok Çupi
Andrea Stefani
Mark Marku
Shaqir Vukaj
Remzi Lani
Albert Rakipi
Artur Zheji
Besa Imami
Mero Baze
Kim Mehmeti
Lutfi Dervishi
Baton Haxhiu
Armand Shkullaku
Prof. Dr. Shezai Rrokaj
Prof. Dr. Luan Omari
Agim Isaku
Elsa Ballauri
Ardit Gjebrea
Aleksander Çipa
Arban Hasani
Andi Bushati
Andi Tela
Fatos Lubonja
Ph. D Mentor Nazarko
Ph. D Zef Preçi
Ardit Gjebrea
Vera Grabocka
Adri Nurellari
Ilva Tare
Zana Çela
Vera Isaku
Ylli Rakipi
Prof. Dr. Artan Godo
Prof. Dr. Anesti Kondili
Prof. Dr. Mihal Tase
Prof. Ass. Petrit Nathanaili
Prof. Agim Popa
Prof. Dr. Dëfrim Shkupi
Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Prof Dr. Remzi Përnaska
Prof. Dr. Ali Xhiku
Prof. Dr. Pandeli Çino
Prof. Ymer Çiraku
Prof. Dr. Gjovalin Gruda
Prof. Dr. Gjovalin Grudaj
Prof. Dr. Edmond Dragoti
Prof. Dr. Adem Mezini
Prof. Dr. Llazar Haxhinasto
Prof. Genc Burazeri
Prof. Artan Duka
Prof. Lavdosh Ferruni
Prof Ass. Dr. Gjergj Titani
Prof. Dr. Ajli Ajlushani
Prof. Dr. Jorgo Bulo
Prof. Dr Gjergj Sinani
Prof. Dr. Isa Gorica
Prof Dr. Thanas Dhimarko
Prof. Ilir Gjylbegaj
Dr. Hasan Hoxha
Dr. Selim Belortaja
Dr. Zamira Çavo
Petraq Risto
Frano Kulli
Rexhep Çeliku
Aldo Shala
Enada At’ Nikolla
Marko Bitraku
Ilir Sofroni
Juli Xhokaxhi
Rubina Kola
Gerti Shella
Agron Çobani
Artur Zonja
Gjergj Buxhuku
Adrian Hila
Dr. Eva Hiskaj
Arian Bregu
Altin Driza
Petrit Ymeri
Tonin Çobani
Gaqo Bushaka
Lindita Fortuzi
Koçi Petriti
Fatmir Toçi
Kujtim Gjonaj
Lili Cingu
Nasho Jorgaqi
Xhevahir Spahiu
Ylli Ziçishti
Genc Imeraj
Parashqevi Ylli
Ilir Gedeshi
Mihal Tase
Aldon Lipe
Leontiev Çuçi
Eno Birko
Henri Çili
Robert Rakipllari
Roland Qafoku
Mirela Muça
Vilma Kolpeja
Irena Dono
Shefqet Dizdari
Zef Kovaçi
Hektor Ulqini
Erkand Qerimaj
Leonard Tase
Ymer Pampuri
Nikolla Buneci
Neptun Bajko
Dritan Lundra
Seit Fishta
Robert Papa
Sokol Morina
Sokol Kushta
Koço Mekrezi
Edmond Xhediku
Klement Kolaneci
Ylli Dylgjeri
Spartak Poçi
Detar Hysi
Arian Sukniqi
Xhevdet Mahila
Sadri Fetahu
Besim Boçi
Loni Ndoni
Ramazan Isufi
Myzafer Kaçi
Endrit Shehi
Agron Gjoka
Gani Kadiu
Doni Pengili
Dritan Rehovica
Gerond Hysi
Artur Toto
Matilda Kelmendi
Argjend Tafaj
Elona Brocaj
Nevila Çaushi
Juxhin Profini
Moza Cuedari
Osa Metaj
Monika Fida
Ergys Cani
Dolores Bardhyli
Vjollca Larti
Din Abazaj
Sokol Morina
Artan Shyti
Luftar Petoshati
Tomor Zani
Kimete Grabocka
Ilir Progri