E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Të gjendet një zgjidhje e shpejtë, situata aktuale i bën dëm dhe Kosovës

Nga Tema

Në një letër drejtuar krerëve më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, si dhe deputetëve grevistë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për këtë situatë, e cila po zhvendos vëmendjen dhe nga problemet që po kalon Kosova momentalisht. “Kosova është duke kaluar çastet vendimtare në procesin e ndërtimit të shtetit të ri dhe ballafaqohet me një sërë vështirësish të imponuara nga qarqet antishqiptare në botë. Greva e urisë e 10 deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë dhe sidomos degradimi i gjendjes së tyre shëndetësore zhvendos vëmendjen e opinionit shqiptar dhe më gjerë në probleme brendashqiptare.

Duke përcjellë me shqetësim të madh grevën e urisë ju lus, miq të nderuar, që të ushtroni influencën Tuaj për gjetjen e një zgjidhje që do t’i jepte fund grevës së urisë dhe së bashku të kontribuojmë në avancimin e njohjes së shtetit të Kosovës,” thuhet në letrën e Krasniqit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›