E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garat me motorra kryeson piloti spanjoll Marc Coma

Piloti spanjoll Marc Coma ka marre kryesimin e renditjes ne kategorine per motora ne garen me te famshme jashte rruges Dakar, pasi fitoi etapen  speciale prej 270 kilometrash ne kufirin qe ndan Argjentinen me Kilin. Coma la pas me 16 sekonda rivalin e tij Cyril Despres dhe  Francisco Lopez, i cili u rendit i treti.

Ne kategorine e makinave Carlos Sainz vazhdon dominimin e tij, duke fituar edhe garen e fundit. Spanjolli kaloi finishin 50 sekonda me shpejte se shoku i tij i skuadres Nasser al-Attiyah, i cili e mbylli etapen speciale perpara francezit Stephane Peterhansel me BMë. Nese Sainz do te ruaje ritmin atehere do te fitoje per here te trete titullin kampion ne Dakar per kategorine e makinave. Pas kësaj etape speciale gara do te vazhdoje ne Kili, perpara se te rikthehet ne Argjentine ku dhe do te mbyllet ne Buenos Aires.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›