E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque shpallet trajneri me i mire

Vicente del Bosque, trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit, është shpallur si “Trajneri më i mirë i përfaqësueseve” për vitin 2010 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Është hera e dytë radhazi që tekniku spanjoll merr këtë çmim.

Del Bosque, i cili udhëhoqi Spanjën drejt fitimit të Kupës së Botës në Botërorin “Afrika e Jugut 2010” u votua nga 71 vende.

Në vend të dytë renditet Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane. Në vend të tretë Bert van Maarwijk I Hollandës dhe i katërti, trajneri i Uruguajit, Oscar Tabarez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›