E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Roma vuajne por fitojne

Milan-i dhe Roma vuajtën, por arritën të siguronin fitore të çmuara në javën e 18 të Serisë A, ndeshjet e së cilës u zhvilluan gjatë drekës.

Në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2011, kuqezinjtë vuajtën në transfertën e Cagliari-t dhe arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm pesë minuta nga fundi. I futur në lojë në të 74’, Cassano dha pasën e golit për të riun Strasser.

Mungesa e Ibrahimovic, i pezulluar, tregoi se ishte tepër ndikuese në lojën e kryesyesve. Me të riun Merkel pas shpatullave të Robinho-s e Pato-s, skuadra nuk mundi të kërcënonte seriozisht portën e vendasve gjatë shumicës së lojës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Olimpico”, Marco Borriello kaloi menjëherë pesë minutash lojë Roma-n në avantazh, në atë që dukej se do të ishte një fitore e thjeshtë për verdhekuqtë.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi në avantazhin 2-1 të Catania-s. Borriello, vendimtar, barazoi menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa Vucinic siguroi fitoren me golat e vonë në të 86’ e kohën shtesë.

Më parë, në ndeshjen e zhvilluar në drekë, Parma poshtëroi Juventus-in, duke fituar 4-1 në fushën e bardhezinjve. Java do të mbyllet nga ndeshja e darkës, ku Inter-I do të presë në “San Siro” Napoli-n, në atë që do të jetë debutimi I Leonardo-s në stolin e zikaltërve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›