E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi planifikon të transferojë Dani Agger

Juventusi raportohet se është i gatshëm të transferojë mesfushorin e Liverpoolit, Daniel Agger.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Patrici, do të takohet me kolegun e tij nga Liverpooli, Damien Comolli, në ditët në vazhdim për të diskutuar të ardhmen e Alberto Aquilanit.

Dhe Tuttosport shkruan se Patrici është udhëzuar nga Beppe Marotta të interesohet edhe për situatën e Agger.

Juve është inkurajuar nga një intervistë e Agger dhënë mediave daneze gjatë kësaj jave, ku ai deklaroi se mund të kërkojë largim nëse nuk i sigurohet vendi i startuesit të rregullt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›