E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OKB: Rritja ekonomike në vitin 2010, i takon vetëm Azisë

Uashington, 22 janar, NOA Rritja ekonomike në
vitin 2010, i takon kontinentit të Azisë dhe as Evropës, e as Amerikës. Kështu
bëhet me dijeni në raportin më të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
i cili merr në shqyrtim treguesit e pritshëm të ekonomisë botërore gjatë vitit
të në cilin kemi hyrë. Sipas tij, Kombet e Bashkuara parashikojnë një rritje
globale prej 2.4 % gjatë vitit 2010 me Azinë Lindore dhe Jugore, rajone këto të
cilat sipas këtij raporti, kanë për të qenë në krye të kësaj rritje.

"Në Hong Kong ne kemi shpenzuar gati 11.2
miliardë dollarë në masa stimuluese për ekonominë. Kjo shumë është ekuivalente
me gati 5.2 % të GDP-së. Kemi ndërmarrë hapa të jashtëzakonshme për të
garantuar depozitat bankare, mbështetjen e biznesit të mesëm dhe të vogël si dhe
dhënien e kapitalit shtesë në sektorin bankar nëse kërkohet", thuhet në
raportin e OKB-së lidhur me një fakt të tillë.

Kina rezultoi me një rritje ekonomike prej 10.7
% në tremujorin e fundit të 2009-ës, por qeveria qysh atëherë ka ulur dhënien e
kredive për të ulur inflacionin dhe për të ngadalësuar një ekonomi të
mbinxehtë.

Në kontrast, Japonia ka shqetësim deflacionin
dhe kërkesa e ulët mund ta çojë ekonominë përsëri në recesion.

Ndërkaq, raporti i OKB-së citon se Shtetet e
Bashkuara dhe 16 vende të Eurozonës mund të presin rritje modeste por të
vazhdueshme edhe pse papunësia mbetet kritike gjatë këtij viti. 

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›